Flash

Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk, arrestohet 35-vjeçari

Lapsi.al 26 May 2025
Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk,

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të trafikonte pako me drogë në pikën kufitare të Morinës. Sipas policisë, droga (kanabis) ishte fshehur në një jastëk. Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan 2 kilogramë e 227 gramë, si dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Sekuestrohen 2 pakot me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë goditur në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin P. G., 35 vjeç, banues në Fier.

Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin P. G. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI