Flash

"Serbia nuk është ndeshje normale”: Sylvinho zbulon arsyet e zgjedhjeve

Lapsi.al 26 May 2025
"Serbia nuk është ndeshje normale”: Sylvinho zbulon arsyet

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, doli sot në konferencë për shtyp pas publikimit të listës me 27 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit, më 7 qershor ndaj Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë. Ai foli hapur për rëndësinë e sfidave, veçanërisht asaj ndaj Serbisë, si dhe për gjendjen e lojtarëve dhe pritshmëritë e tij.

Sylvinho për ndeshjen me Serbinë

“Ndeshja me Serbinë nuk është e zakonshme. E njoh historinë, por në fund është futboll dhe duhet të fokusohemi te loja,” u shpreh tekniku brazilian. “Kërkoj nga lojtarët që të japin zemrën dhe shpirtin në fushë, të mos humbim identitetin dhe të jemi skuadër që lufton me shpirt e zemër”.

Lexo më tej: Broja e Manaj “nën armë”: Sylvinho thërret dy nga Superiore kundër Serbisë & Letonisë

Trajneri theksoi se periudha e grumbullimit është shumë e veçantë për shkak të ndryshimeve në ngarkesën fizike të lojtarëve, pasi sezoni i klubeve ka përfunduar në kohë të ndryshme. “Disa lojtarë kanë qenë pushim për më shumë se 20 ditë. Duhet të përgatitemi mirë në këto pak ditë që kemi në dispozicion,” tha ai.

Asnjë risi

I pyetur për mungesën e disa emrave të rinj, Sylvinho u shpreh se është i kënaqur me grupin e përzgjedhur dhe se ndryshimet nuk mund të jenë të mëdha në çdo grumbullim. “Kemi ndjekur lojtarë të tjerë dhe kemi një listë me 15-20 emra që po monitorojmë, por këta 27 janë më të mirët për momentin,” tha trajneri.

Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjet e mesfushorit Kristjan Asllani me Interin, duke thënë: “Jemi krenarë për të. Ka bërë një sezon shumë të mirë dhe është një shembull profesionalizmi”.

Shanset e kualifikimit

Në fund, Sylvinho komentoi edhe për shanset në grup, duke pranuar se Anglia është favoritja kryesore, por theksoi se Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë. “Në letër jemi për vendin e dytë, por në futboll gjithçka është e mundur. Duhet të përqendrohemi te forca jonë dhe të marrim maksimumin në këto dy ndeshje”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI