Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Seanca ndaj tij në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur politikisht

Lapsi.al 26 May 2025
Seanca ndaj tij në GJKKO/ Bardh Spahia: Çështje e stisur

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në gjyqin në GJKKO, i marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. GJKKO ka pranuar kërkesat e palëve për të thirrur dëshmitarët, mes tyre edhe Molla. Para mediave, Spahia tha se gjyqi ndaj tij është një çështje e stisur politikisht që të dëmtohej PD para zgjedhjeve.

“Ishte një seancë në vazhdim të çështjes për shkarkimin e ish drejtorit të ujësjellësit. U pranua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët, 4 ose 5. Ishte një seancë rutinë, ku u miratua kërkesa për të thirrur dhe dëgjuar dëshmitarët. Për një çështje që nuk është çështje. Ka qenë një çështje e stisur politikisht që të dëmtohej jo vetëm Bardh Spahia por edhe PD në fillim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Më mirë se askush tjetër, shkodranët kanë qenë kosheint dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës, që ka qenë sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur interesin publik dhe qytetar. Përgjigjen e kanë marrë me votë”, tha Spahia.

Bardh Spahia është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK pasi akuzohet për "Shpërdorim Detyre". Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së. Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI