Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

HRW thirrje BE-së: Mos e trajtoni Ballkanin si vendgrumbullim për emigrantët

Lapsi.al 26 May 2025
HRW thirrje BE-së: Mos e trajtoni Ballkanin si vendgrumbullim për

Organizata Human Rights Watch, HRW ka paralajmëruar BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar se duhet të ndalojnë së trajtuari Ballkanin si një depo për emigrantët dhe të rishqyrtojnë planet e tyre për vendet e treta për të dërguar atje azilkërkuesit.

Në mesin e marsit, BE-ja hapi rrugën për krijimin e qendrave për migrantë përtej kufijve të saj, përmes një mekanizmi që u lejon shteteve anëtare të hapin këto qendra në vende jashtë BE-së për të dërguar atje njerëz, kërkesa e të cilëve për azil është refuzuar ose që janë detyruar të largohen nga territori i tyre.

Dy muaj më vonë, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se kishte filluar bisedimet për të krijuar këto qendra kthimi jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse ai nuk specifikoi se me cilat vende i ka filluar këto bisedime, Ballkani është një objektiv kryesor. Starmer që atëherë ka folur me Shqipërinë, e cila tashmë strehon qendra kthimi për refugjatët që vijnë nga Italia. Dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar një paketë investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.

“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një vendgrumbullim për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm duke mbështetur zhvillimin e sistemeve funksionale të azilit”, tha sot Human Rights Watch, duke u përqendruar veçanërisht në situatën në Bosnjë.

Më tej HRW thekson se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndihmojë këtë vend të përmirësojë atë që është tashmë në fuqi për të mbrojtur azilkërkuesit dhe migrantët, jo ta inkurajojë atë të marrë masa që vetëm sa do t’i përkeqësojnë gjërat.

Sipas tyre shtimi i azilkërkuesve, të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar ose ndoshta nga Bashkimi Evropian, në sistemin tashmë problematik të paraburgimit të Bosnjës vetëm sa do të përkeqësonte problemet ekzistuese dhe do të përkeqësonte rreziqet e abuzimit”.

OJQ-ja kujton se në vitin 2023, Bosnja u njohu statusin e refugjatit vetëm katër personave - nga 147 aplikime. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, i cituar në njoftim, edhe pse ligji i azilit i vendit parashikon shqyrtimin e aplikimeve brenda gjashtë muajve, shpesh duhen gjashtë muaj vetëm për një intervistë fillestare dhe deri në 344 ditë për një vendim.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI