Flash

Chelsea nën kritika, shpërthen Maresca: “Në anglisht thuhet ‘ik q*u’ për të gjithë”

Lapsi.al 26 May 2025
Chelsea nën kritika, shpërthen Maresca: “Në anglisht thuhet
Chelsea u kualifikua për Champions League sezonin e ardhshëm dhe Enzo Maresca kishte një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan skuadrën e tij gjatë gjithë sezonit: “Në anglisht thuhet ‘ik q*u’ për të gjithë.” Blutë mposhtën Nottingham Forest me rezultatin 1-0 në javën e fundit të Premier League dhe arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh europian, mes skepticizmit të shumë ekspertëve dhe gazetarëve anglezë, të cilët shpeshherë kritikonin klubin londinez për “moshën e re” të lojtarëve që përbëjnë skuadrën.

Maresca: “Në anglisht thuhet ‘ik q*u’ për të gjithë”

Trajneri italian foli pas fitores vendimtare në “City Ground”, falë një goli të Levi Colwill, dhe nuk i kurseu fjalët e forta ndaj skeptikëve që vinin në dyshim forcën dhe përgatitjen e skuadrës së tij gjatë gjithë sezonit. “Nuk kam pasur dyshime për lojtarët,” tha Maresca. “Dyshimet vinin nga jashtë. Të gjithë ata që pretendojnë se kanë të vërtetën, që thoshin se jemi shumë të rinj ose jo mjaftueshëm të mirë. Prisnin që Aston Villa të humbiste pikë. Thoshin se nuk mund të fitonim në këtë fushë. Fatkeqësisht për ta, të gjithë gabuan. Prandaj, si thuhet në anglisht? Ik q*u, për të gjithë ata”.

Radhën e ka finalja e Conference League

Fitorja siguroi vendin e katërt për Chelsea dhe kalimin në Champions për sezonin e ardhshëm: një arritje që kurorëzon një sezon që nisi me vështirësi por që mund të përfundojë në mënyrë të ëmbël, edhe në prag të finales së Conference League për skuadrën e ish-trajnerit të Leicester. Klubi londinez vendosi një rekord të ri në Premier League për moshën mesatare më të re të skuadrës (24 vjeç e 36 ditë) dhe Maresca shtoi: “City humbi këtu, Arsenal barazoi, Liverpool barazoi, Chelsea fitoi. Nuk është e lehtë. Lojtarët treguan sa të zotë janë. Po të mos fitonim, do ta konsideronit këtë sezon një katastrofë. Por nuk ishte”. Destinacioni i radhës për Chelsea është finalja e UEFA Conference League kundër Real Betis: një përmbyllje që mund ta bëjë sezonin e Blues të jashtëzakonshëm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI