Flash

Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

Lapsi.al 26 May 2025
Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër

Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit von der Leyen, ai e shtyu datën për në 9 korrik. Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor.

Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një "telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç e cilësoi ai bisedën.

Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.

Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë

Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE, von der Leyen kishte raportuar për një "telefonatë të mirë" me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. "Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. "Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik." Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. "Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses", tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.

Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. "Nuk po kërkoj një marrëveshje," tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.

Çfarë do të thoshte një "luftë tarifash” me SHBA-në?

Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.

Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të "luftës tarifore".

Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.

Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. "BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri", citon "tagesschau" ekspertin./DW

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI