Flash

Akuzat e Kalasë ndaj Tabakut, Berisha: Nuk ka të drejtë të hedhë ato pretendime

Lapsi.al 26 May 2025
Akuzat e Kalasë ndaj Tabakut, Berisha: Nuk ka të drejtë të

Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi akuzat e kandidates Adriana Kalaja ndaj kandidates Jorida Tabaku. Berisha tha se Kalaja dhe cilido tjetër qoftë nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri. Ai shoi se Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive dhe se çdo kandidat që ka pretendime, duhet t’i verifikojë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme që në 4 vite është përballur direkt me krueministrin më shumë se kushdo tjetër. Në atë linjën e saj që beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë. Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri.

E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive siç kam konstatuar. Çdo kandidat që ka pretendime, t’i verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, mbroj parimet bazë. Ai që ka dyshime dhe t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja. Nuk jemi parti tu themi mos hap kutitë, atë nuk e themi kurrë. Kërko të drejtën tënde, ky është parimi im.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI