Flash

Rusia akuza Ukrainës: Tentuan shpërthimin e helikopterit që po udhëtonte Putin

Lapsi.al 25 May 2025
Rusia akuza Ukrainës: Tentuan shpërthimin e helikopterit që po

Rusët pretendojnë se Ukraina ka bërë përpjekje për të hedhur në erë helikopterin e presidentit rus Vladimir Putin mbi rajonin e Kurskut gjatë javës së kaluar.

Gjeneralmajori i forcave ajrore ruse Yuri Dashkin tha se sulmet e përsëritur me dronë u nisën në momentin kur lideri rus bëri një vizitë pranë zonës së luftës, transmeton Telegrafi.

Disa ditë më parë ishte raportuar për një udhëtimi të Putinit në Kursk ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve , territor ky i Rusisë.

“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha gjenerali rus Dashkin.

Ky rajon kufizohet me Ukrainë dhe një zonë e vogël e këtij territori mbetet e pushtuar nga trupat e Volodymyr Zelenskyt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI