Flash

Real Madrid njofton zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e ri: detajet e kontratës

Lapsi.al 25 May 2025
Real Madrid njofton zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e ri: detajet e
Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht se Xabi Alonso do të jetë trajneri i skuadrës për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028. Kështu hapet një kapitull i ri te “Blancos”, që dje në Bernabeu përshëndetën Carlo Ancelottin dhe gjithashtu Luka Modricin. Trajneri emilian mbylli një cikël pikërisht për t’i lënë vendin spanjollit që u lirua nga Bayer Leverkusen, me të cilin arriti rekordin e ndeshjeve pa humbje si dhe një finale të Europa League, atë të vitit të kaluar, të humbur ndaj Atalantës së Gasperinit. Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe futbollit botëror. Ai mbrojti fanellën e “Merengues” si futbollist në 236 ndeshje zyrtare, mes viteve 2009 dhe 2014. Gjatë atij periudhe, ai fitoi gjashtë trofe: Champions League-n e dhjetë në Lisbonë, një Superkupë Europe, një La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Xabi Alonso e nisi karrierën e tij si trajner pikërisht në sektorin e të rinjve të Real Madrid, duke drejtuar skuadrën U14 A gjatë sezonit 2018/2019, ku fitoi kampionatin dhe “Champions Tournament”.

Lexo më tej: Pankina e fundit me Real, Ancelotti emocional në fjalën e tij: në lot edhe Perez

Tani për trajnerin spanjoll hapen dyert e skuadrës së parë. Xabi Alonso rikthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pas historisë së ndërtuar me Bayer Leverkusen, ku fitoi kampionatin, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë për tri sezone. Të hënën më 26 maj do të mbahet prezantimi për shtyp që do të japë zyrtarisht nisjen e rrugëtimit të tij me “Blancos”. Trajneri do të nisë menjëherë punën, pasi do të drejtojë Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet pikërisht në qershor në edicionin e saj të parë.

Largimi nga Bayer Leverkusen dhe Kupa e Botës për Klube

Real Madrid nuk ka paguar klauzolën e shkëputjes prej 20 milionë eurosh të parashikuar në kontratën e Alonsos me Bayer Leverkusen. Në fakt ka pasur një marrëveshje xhentëlmenësh mes dy klubeve, pasi klubi gjerman mundi të konfirmonte vullnetin e trajnerit të tij për t’u rikthyer në Spanjë dhe, nga respekti për rrugëtimin e tij, nuk ka dashur ta pengojë ose të vërë shkopinj në rrota në këtë çështje. Xabi Alonso do të nisë kështu një epokë të re te Real Madrid, i gatshëm për të rimarrë sërish majat e Europës dhe ndoshta që këtë verë edhe të botës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI