Flash

PSG fiton edhe Kupën e Francës e tremb Inter: Luis Enrique në ankth për Kvaran

Lapsi.al 25 May 2025
PSG fiton edhe Kupën e Francës e tremb Inter: Luis Enrique në

Paris Saint-Germain fiton edhe Kupën e Francës, pas Ligue 1, dhe i jep frikë Interit: Luis Enrique dëshiron Tripletën. Reims u mposht 3-0 me dygolëshin e Barcola dhe golin e Hakimi: dominim total i PSG, që arrin në mënyrën më të mirë të mundshme në finalen e Championes League.

Bëhet fjalë për Kupën e Francës numër 16 në historinë e PSG, e shtata në dhjetë vitet e fundit: ashtu si kampionati, edhe ky trofe kombëtar është shndërruar në ‘kopshtin e shtëpisë’ për skuadrën e kryeqytetit francez.

Luis Enrique në kërkim të Tripletës kundër Inter

Në Stade de France në Saint-Denis, finalja ishte pa histori dhe tashmë pas pjesës së parë gjithçka ishte e qartë: dopietë e Barcolës në 20 minuta dhe Hakimi në fund të pjesës. Çështja u mbyll për 45 minuta.

Lexo më tej: Pse Luis Enrique e pa stërvitjen e PSG nga një vinç, 10 ditë para finales me Inter

PSG zbriti në fushë pa mbrojtësin e dëmtuar Kimpembe dhe Luis Enrique e la në stol portierin Gigio Donnarumma dhe yllin Khvicha Kvaratskhelian: gjeorgjiani ishte përfshirë në formacionin zyrtar, por gjatë nxehjes para ndeshjes ndjeu një dhimbje të fortë koke dhe u ul në pankinë për kujdes paraprak. Në vend të ish-lojtarit të Napolit luajti Desiré Doué, i cili dha asistet për dygolëshin e Bradley Barcola.

Situata me Kvaratskhelia

Paris Saint-Germain u detyrua të hiqte dorë në çastet e fundit nga Khvicha Kvaratskhelia për finalen e Kupës së Francës kundër Reimsit. Anësori ofensiv gjeorgjian ishte përfshirë rregullisht në formacionin zyrtar, por në momentin e fishkëllimës së parë në Stade de France, ishte Desiré Doué ai që mori vendin e tij në formacionin titullar. Të parat informacionet që vijnë nga Saint-Denis flasin për një dhimbje koke të ndier nga ish-lojtari i Napolit gjatë nxehjes, arsye për të cilën u ul në stol si masë paraprake.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI