Flash

Prokuroria nis hetimet për helmimin e 70 fëmijëve në Gramsh

Lapsi.al 25 May 2025
Prokuroria nis hetimet për helmimin e 70 fëmijëve në Gramsh

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve në një kopsht në Gramsh. Më tej bëhet me dije se pas njoftimit për helmimin e disa fëmijëve janë sekuestruar në cilësinë e provës kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike.

Është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve. Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen.

Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për kopshtin. Mësohet se furnizuesi i ushqimit me katering është kompania “Nelsa shpk”. Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Administratorja e “Nelsa SHPK” ka folur në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim telefonik, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojnë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. • Ajo shton se produktet e ofruara janë të kontrolluara.

Të këshilluara

Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në Berat. Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vit...

11:06

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për...

08:26

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI