Flash

Pankina e fundit me Real, Ancelotti emocional në fjalën e tij: në lot edhe Perez

Lapsi.al 25 May 2025
Pankina e fundit me Real, Ancelotti emocional në fjalën e tij: në
Fitorja kundër Real Sociedad ka qenë ndeshja e fundit e teknikut Carlo Ancelotti në stolin e Real Madrid. Mbyllet këtu një cikël fitimtar, historia e “Mbretit Carlo” që i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm për t’ia sjellë në “Shtëpinë e Bardhë”. Pas pak ditësh do të nisë punën e re si përzgjedhës i Brazilit, por më parë mori disa minuta për t’i thënë lamtumirë skuadrës së tij me një fjalim emocionues: nuk arriti t’i mbante lotët dhe si ai edhe shumë të tjerë në stadium, ndër ta edhe presidenti Florentino Perez që nuk e fshehu dot emocionin.

Ancelotti, fjalimi prekës për lamtumirën nga Real

Në një pasdite të vetme, “Blancos” i dhanë lamtumirën teknikut Ancelotti dhe kroatit Modric, i cili do ta përfundojë aventurën e tij pas Kupës së Botës për Klube pa shkelur më në “Bernabeu”, pasi kompeticioni do të luhet në Shtetet e Bashkuara. Por kur trajneri mori fjalën, sytë e të gjithëve u mbushën me lot: as ai nuk arriti të përmbante emocionin në një moment kaq të rëndësishëm dhe pati vështirësi të fliste, duke bërë edhe pauza të gjata. U thirr në qendër të fushës, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të, i cili pastaj mori fjalën: “Mirëdita. Nuk duhet të mendoni se është kaq e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe një kënaqësi të drejtoj këtë klub, këtë skuadër”.

Përlotet edhe presidenti Perez

Pastaj kaloi te falënderimet, duke folur për presidentin Florentino Perez. Pikërisht në atë moment kamerat fokusuan numrin një të Realit me lot në sy: “Së pari do të doja të falënderoja presidentin tim të dashur Florentino Perez. Ka qenë fantastik, faleminderit për këto momente. Ka qenë e jashtëzakonshme ta përjetoj këtë eksperiencë me të gjithë ju.” Me pak fjalë, të gjitha të menduara mirë dhe plot emocion, ai përmblodhi historinë e tij me “Blancos”, të mbushur me suksese të pafundme, me kampionë të mëdhenj dhe gola të rëndë që e çuan deri në majat e botës: “Ka qenë një histori e paharrueshme, sepse askush nuk mund të harrojë tre golat e Karim kundër PSG-së, askush nuk mund të harrojë dy golat e Rodrygos kundër Cityt, apo pasimin e Lukës. Dhe askush nuk do të mund të harrojë dy golat e Joselus. Dhe unë nuk mund të harroj asnjë ditë që kam kaluar këtu. Dhe e përfundoj me: Hala Madrid y nada mas. Ju dua shumë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI