Festa në “Maradona” dhe festë gjithashtu në Ischia për ditëlindjen e Aurelio De Laurentiis. Brenda 24 orëve, Napoli, të kaltrit dhe klubi napolitan nuk kanë bërë gjë tjetër. Festimet për titullin e katërt të kampionit kanë vazhduar gjatë gjithë natës mes të premtes dhe të shtunës. Një ditë, ajo e djeshmja pikërisht, që iu kushtua edhe festimeve për 76-vjetorin e presidentit të të kaltërve. Të pranishëm gjithë familja e tij, klubi dhe gjithashtu Antonio Conte. Një takim i parë mes të dyve në një klimë ende të qetë dhe festive. Vështirë të cilësohet si një përballje e parë e vërtetë për të ardhmen.
E pamundur të kuptohet për momentin nëse trajneri salentin do të mbetet në krye të këtij Napoli me stemën e kampionit mbi gjoks: në sfond është Juventusi. Më mirë të festohet për tani. Conte mbërriti në festën e De Laurentiis bashkë me familjen e tij dhe sipas rindërtimit të ngjarjes bërë nga ‘Repubblica’, në një moment të festës, në një klimë padyshim të qetë dhe gazmore, mes selfieve të shumta do të ishte bërë një pyetje specifike për Conten: “Mister i madh, po tani mos ndoshta do shkosh te Juve?” Trajneri i Napolit qesh me të madhe, nuk e mohon dhe nuk e pohon.
Lexo më tej: Juventus në krizë, Bonucci e fundos: “Një turp i madh! Nëse do të fitosh merr Conte”
“Antonio, ne më shumë se të të duam nuk mundemi,” thekson sërish De Laurentiis. Atmosfera megjithatë duket më e çliruar dhe më pak e ftohtë edhe sesa gjatë festës pas titullit në fushën e “Maradona”-s, kur përqafimi mes të dyve ishte dukur mjaft i ftohtë. Ditët apo javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse do të ketë një dritare për qëndrimin e trajnerit te të kaltrit, pavarësisht presionit të madh nga Juventusi, me Chiellinin në vijën e parë, gati ta rikthejë te bardhezinjtë për të ringritur fatet e një skuadre totalisht në kaos në pesë vitet e fundit.
Conte dhe De Laurentiis: takimi vendimtar në ditët në vijim
Gjatë një interviste të dhënë dje për TG1, presidenti i Napolit, mbi çështjen e qëndrimit të Contes në hijen e Vezuvit, ishte përgjigjur:
“Në një martesë askush nuk do të dijë nëse burri apo gruaja do të tradhtojë. Të dy shpresojnë që tjetri të jetë i respektueshëm ndaj marrëveshjeve të firmosura me avokatët. Unë besoj se dikush duhet të ndihet mirë në një ambient të caktuar” – thekson De Laurentiis dhe më pas e përfundon fjalën e tij për këtë temë – “Nëse nuk ndihet mirë dhe e vuan ambientin, duhet të ndërrojë ajër.”
Pra, për momentin e ardhmja e Conte te Napoli mbetet ende një mister, me bisedën vendimtare që do të mbahet në ditët në vijim dhe që do të lidhet qartësisht edhe me çështje të merkatos, qendrës sportive dhe stadiumit.