Flash

Mjekja mikrobiologe në Gramsh thirrje prindërve: Mos i kuroni fëmijët në shtëpi

Lapsi.al 25 May 2025
Mjekja mikrobiologe në Gramsh thirrje prindërve: Mos i kuroni

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla ka bërë me dije se janë konfirmuar 5 raste me bakterin salmonelë mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh. Mjekja në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll.

Ajo theksoi se janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik. Shylla më tej gjatë fjalës së saj u bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të kërkojnë ndihmën e specializuar në spital.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

Të këshilluara

Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në Berat. Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vit...

11:06

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për...

08:26

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI