Flash

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Publikohen analizat

Lapsi.al 25 May 2025
Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Publikohen analizat

Rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh janw publikuar. Analizat kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë helmuar me bakterin salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë.

Autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë ndërsa pista kryesore që dyshohet se është kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me katering të këtij kopshti. Është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar, por vetëm sot, AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve.

Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen.

Të këshilluara

Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në Berat. Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vit...

11:06

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

Qeveria “del” në tregun ndërkombëtar  për trenat dhe kompaninë private që do të operojë linjat. Shqipëria parashikon që këtë vit të hapë garën ndërkombëtare për...

08:26

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI