Flash

E ka për Taren? Nesta, kritika ndaj drejtuesve të Milan: “Duhen njerëz të mëdhenj”

Lapsi.al 25 May 2025
E ka për Taren? Nesta, kritika ndaj drejtuesve të Milan: “Duhen

Alessandro Nesta ka qenë trajneri i Monzës në sezonin 2024-2025, por si futbollist ka qenë një nga simbolet fitues të Milanit të teknikut Carlo Ancelotti. Ish-mbrojtësi kuqezi, pas ndeshjes së fundit në pankinën e brianzolëve, ka folur kështu për situatën që po kalon Djalli:

“Çfarë trishtimi të shohësh San Siron kështu. Publiku i San Siros e njeh futbollin, prandaj nëse të fishkëllejnë është sepse nuk po bën mirë. Milani duhet të rifillojë nga njerëz të mëdhenj. Ne kishim lojtarë të fortë, por mbi të gjitha njerëz të mëdhenj”.

Për mikrofonat e DAZN, Nesta vazhdoi kështu: “Efekti është i shëmtuar. Milan, ashtu si Real Madrid, ka një histori shumë të rëndësishme për të parë një mbrëmje të tillë. Duhet të ribashkohen të gjitha, është për të ardhur keq ta shohësh skuadrën kështu. A i mungon Milanit ‘milanizmi’? E kuptoj kuriozitetin, por nuk i lejoj vetes të jap gjykime të thella.”

Nesta: “Unë dhe Monza nuk u përshtatëm”

“Unë dhe Monza nuk u gjetëm dhe eksperienca ime përfundon këtu. Po kërkoj një vend nga ku të rifilloj”. Alessandro Nesta, përveç se shprehu disa fjalë për Milan, foli edhe për eksperiencën e tij te Monza dhe për mënyrën si përfundimi i kampionatit shënoi mbylljen e një binomi që nuk funksionoi.

Ish-futbollisti është shprehur kështu në lidhje me vendimin për të mos tentuar rifillimin nga Monza pas rënies nga kategoria: “Vendimi për t’u larguar? Nuk kam folur me klubin, nesër kam fluturimin dhe nuk më kanë kontaktuar: besoj se është diçka natyrale. Falënderoj Gallianin dhe të gjithë djemtë, besoj se është e drejtë kështu. Gabime? Disa të miat, disa i pranova dhe nuk duhej. Të mos shkojmë më tej sepse nuk dua të jem i padrejtë. Sigurisht që kemi bërë gabime, ky është rezultati. Më vjen keq”.

Lexo më tej: Tare Drejtori Sportiv i Milan, e ‘zyrtarizon’ Duka: “Urime Shqiponjë”

Gjithmonë për Monzën, Nesta është shprehur kështu në lidhje me skuadrën që do të ndërtohet për vitin tjetër: “Skuadra këtu në Monza do të jetë shumë ndryshe, ka shumë lojtarë me kontratë në skadencë. Mund të them vetëm kaq.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI