Flash

Mbi 70 fëmijë në spital, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopshtin e Gramshit

Lapsi.al 24 May 2025
Mbi 70 fëmijë në spital, dyshohet se janë helmuar nga

Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë. Në fillim të kësaj jave 72 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Gramshit gjatë kësaj jave. Ata kanë patur shqetësime gastroestinale dhe temperaturë.

Fëmijëve që kishin shqetësime më të rënda u janë marrë kampionët e analizave. Në total janë analizuar 30 fëmijë, prej të cilëve një rezulton i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën. Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë. Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.

Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht. Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI