Flash

Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja vjedh 30 mijë euro dhe zhduket

Lapsi.al 24 May 2025
Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja vjedh

Policia greke po kryen hetime për të identifikuar dhe arrestuar një punëtore shtëpiake 39-vjeçare, e cila grabiti një grua të moshuar në Aigio. Sipas një padie të ngritur nga fëmijët gruas 90-vjeçare, për të cilën kujdesej punëtorja shtëpiake, u zbulua se ajo kishte tërhequr pjesërisht shumën prej 30,000 eurosh nga llogaria bankare e së moshuar.

Punëtorja kujdesej si për gruan 90-vjeçare ashtu edhe për njërin nga djemtë e saj, i cili vuan nga probleme shëndetësore.

"E akuzuara, nga maji i vitit 2024 deri në janar të këtij viti, duke punuar si ndihmëse shtëpiake për një grua të moshuar dhe djalin e saj që ka probleme mendore, u mori kodet e kartave bankare dhe tërhoqi prej tyre shumën prej 30,000 eurosh me këste”, thotë policia helene.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI