Flash

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, vihet në pranga 28-vjeçari në Lezhë

Lapsi.al 24 May 2025
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, vihet

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje nga autoritetet Kosovare. Në pranga është vënë Kristjan Hasani, të cilit Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12 maj të këtij viti, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë'.

'Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin Kristjan Hasani, 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.”, njoftoi sot policia.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI