Flash

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, kompania e kateringu me shkelje higjeno-sanitare

Lapsi.al 24 May 2025
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, kompania e kateringu me shkelje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve të një kopshti publik në Gramsh. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të martën ku disa prindër shkuan në urgjencë me fëmijët e tyre të cilët ishin kthyer nga kopshti me temperaturë të lartë dhe shqetësime gastrointestinale.

Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar. Në analizat e tyre u gjet prani e madhe e bakterit të salmonelës. Mostrat janë marrë nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për institucionin në fjalë.

Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se është ngritur një grup pune e përbërë nga disa inspektorë higjene. Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI