Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vendet e G7-s pajtohen për rritje trysnie ndaj Rusisë

Lapsi.al 23 May 2025
Vendet e G7-s pajtohen për rritje trysnie ndaj Rusisë

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s [grupi i shtatë shteteve më të industrializuara të botës] janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.

Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.

Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.

Ministrat janë zotuar edhe që të punojnë bashkë që të sigurojnë se asnjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë rus të luftës” nuk do të mund përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës.

“Ky është një qëndrim shumë i fortë”, ka thënë ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, duke e quajtur një shtyllë thelbësore të komunikatës, e cila nuk ka përmendur Kinën apo vendet e tjera që akuzohen se e furnizojnë Rusinë me komponentë kritikë.

Takimi i ministrave në Malet Shkëmbore Kanadeze i ka paraprirë një samiti të G7-s që do të mbahet në mes të qershorit, në një resort të afërt malor. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në këtë samit, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë më 22 maj.

Në takim mori pjesë edhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, i cili i bëri thirrje G7-s që të vazhdojë trysninë ndaj Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk e ka përmendur takimin e G7-s në videoadresimin e tij në mbrëmje, por ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë “hapat më të shpejtë të mundshëm” për t’i dhënë fund luftës.

“Ukraina nuk është e interesuar ta zgjasë luftën, por të përgatitet për çfarëdo zhvillimi. Është e qartë për botën se është faji i Rusisë që lufta ende po vazhdon”, ka thënë ai. “Ne të gjithë, nga ana jonë, po i bëjmë të gjitha punët e nevojshme përgatitore. Ajo që nevojitet është gatishmëri reciproke nga Rusia – dhe ajo nuk ekziston tani”.

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit janë përshpejtuar, ndërsa zyrtarët rusë dhe ukrainas javën e kaluar kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh.

Por, Kremlini ka thënë më 22 maj se “ende nuk ka pajtim” për bisedimet e reja për paqe me Ukrainën, duke hedhur poshtë raportimet se dy vendet do të zhvillojnë së shpejti negociata në Vatikan.

Trump ka biseduar përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 19 maj, në një përpjekje për t’i dhënë fund, siç është shprehur ai, “kasaphanës” - por as telefonata, e as bisedimet e mëhershme të drejtpërdrejta nuk shtynë Rusinë të bëjë lëshime./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Këtë të premte pritet të ketë rritje të vlerave barike duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites. Orët e...

07:39

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI