Flash

Tare, një sherif i ri në Milano: lamtumira surreale e Conceiçao nga kuqezinjtë

Lapsi.al 23 May 2025
Tare, një sherif i ri në Milano: lamtumira surreale e Conceiçao

Në heshtje totale përfundon aventura e Sergio Conceiçao në krye të Milan. Vëmendja është e gjitha te firma me Drejtorin e ri Sportiv Igli Tare dhe emrin që ai ka ndërmend pë pankinën. Paraqitja e fundit në “San Siro” kundër Monzës do të përjetohet, apo më saktë do të vëzhgohet nga larg nga Conceiçao, me trajnerin portugez të pezulluar dhe zëvendësin e tij Joao Costa që do të drejtojë skuadrën kuqezi për herë të fundit. Një epilog të paktën i hidhur për dikë që, me kontratë deri në vitin 2026, kishte imagjinuar një tjetër fat…

Një dalje nga skena në hije

As konferencë për shtyp, as ndonjë përshëndetje publike për tifozët dhe, me shumë gjasa, as ndonjë deklaratë pas ndeshjes: Conceiçao do të largohet nga Milano pa u ulur as në pankinë në ndeshjen e fundit të sezonit. Megjithatë, këmbëngulja dhe karizma e tij e padiskutueshme nuk kanë munguar asnjëherë. “Ka qenë një sezon i mirë? Sigurisht që jo.

Lexo më tej: Milan ka zgjedhur Igli Tare si drejtorin e ri sportiv: të gjitha detajet e tratativës

Dhe ajo e sotmja (me Romën, red.) është një ndeshje që përfaqëson plotësisht atë që kam përjetuar në këto pesë muaj: shumë episode negative, të vegjël dhe të mëdhenj”, kishte deklaruar pas humbjes së fundit ndaj Romës. Një lamtumirë surreale, e trishtë, për një trajner që vetëm pak muaj më parë konsiderohej një nga më të mirët në nivel europian. Sergio ka deklaruar se një ditë do të tregojë versionin e tij për muajt e vështirë te Milani, ndoshta në një libër…

Shifrat nuk falin

Shifrat flasin qartë dhe, edhe pse të ftohta e ndonjëherë mashtruese, përshkruajnë një realitet që Milani nuk mund ta injorojë. Me 33 pikë në 19 javë, rrugëtimi i Conceiçao ka qenë në të njëjtën linjë me atë të Atalantës, por më i dobët se i skuadrave si Roma, Napoli dhe Interi. “Një vit i tillë për një skuadër historike si Milani nuk është i pranueshëm, pastaj secili duhet të vlerësojë punën e vet dhe unë jam gjithmonë kërkues ndaj vetes.

Edhe klubi do të vlerësojë atë që është bërë”, kishte pranuar pas ndeshjes me Romën, me një ndershmëri që zbutte frustrimin e tij të dukshëm. Fitorja në Kupën e Italisë nuk do ta kishte shpëtuar pankinën e tij (Milani kishte vendosur të paktën prej një muaji të sillte ajër të ri në verë), por të paktën do të kishte shpëtuar një sezon të dështuar, me një parantezë të vogël pozitive të shënuar nga fitorja në Superkupën Italiane, trofeu i parë dhe i vetëm i ngritur nga ish-trajneri i Portos.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI