Flash

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Lapsi.al 23 May 2025
Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet

Policia ka vënë në pranga një person që u përplas me makinën e policisë dhe disa mjete të tjera.

I gjithë aksioni është zhvilluar në zonën e “Medresesë” në kryeqytet, ku i riu në automjetin e tij pasi ka përplasur makinën e policisë është larguar. Uniformat blu nisën operacionin për ta kapur dhe në ndjekje e sipër ai ka përplasur edhe disa makina të tjera.

Pas një përpjekjeje intensive, policia arriti që më në fund ta ndalojnë dhe ta vërë në pranga. Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e populluar. Mësohet se personi i arrestuar te “Medreseja” ku një makinë përplasi disa automjete policie, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Këtë të premte pritet të ketë rritje të vlerave barike duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites. Orët e...

07:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI