Flash

Ekzekutimi i 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i krimit

Lapsi.al 23 May 2025
Ekzekutimi i 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i

Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapajt në Rafinë është arrestuar nga policia greke. Sipas informacioneve, autori është 49-vjeçari nga Shqipëria, Mikel Selimaj i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Ngjarja nisi të zbulohej të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe tregoi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person, të cilin ajo e identifikoi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimet zbuluan se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë ku hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t'i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Viktima dhe autori kanë precedentë për drogë dhe policia beson se një mosmarrëveshje droge ishte motivi i vrasjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Këtë të premte pritet të ketë rritje të vlerave barike duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites. Orët e...

07:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI