Flash

Vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në SHBA, Trump: Antisemitizëm

Lapsi.al 22 May 2025
Vriten dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës.

I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez. Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa ka dënuar vrasjet, ka deklaruar se ato janë nxitur nga antisemitizmi.

“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Sa e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin! Zoti ju bekoftë të gjithëve“, shkroi Trump në Truth Social.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI