Flash

Trofeu i parë në 10 vjet, Son çmendet nga gëzimi por dëmtohet habishtëm: “Shiko këtu”

Lapsi.al 22 May 2025
Trofeu i parë në 10 vjet, Son çmendet nga gëzimi por
“Shiko këtu,” thotë Son ndërsa është ende në mes të fushës në Bilbao duke shijuar festimet për fitoren e Europa League në finalen kundër Manchester United falë golit të Brennan Johnson. Ai kthehet drejt një anëtari të stafit të Tottenham që po filmon momentet e triumfit, ngrit çepallën e flokëve dhe tregon një gërvishtje në kokë, pothuajse si një plagë e lehtë që e kishte pësuar në atë situatë euforie të madhe për fitimin e një trofeu historik për Spurs. Ata nuk fitonin një që prej 17 vitesh (herën e fundit kishte qenë në vitin 2008, me rastin e Kupës së Ligës angleze) dhe prej plot 41 vitesh nuk gëzonin plotësisht në një kupë, kur në vitin 1984 fituan “ish” Kupën UEFA. Një thatësirë e ndërprerë edhe për futbollistin korean të klubit londinez, si kapiten i Tottenham-it (ku luan prej dhjetë vitesh) ashtu edhe për karrierën e tij personale (përjashto suksesin në Lojërat Aziatike në vitin 2018 me vendin e tij, Korenë e Jugut, nuk kishte asgjë tjetër në vitrinë). Emocioni ishte aq i madh, sa që në “kaosin e lumtur” të atyre momenteve, duke ngritur me vrull kupën e Europa League, duke e përsëritur atë gjest disa herë, u lëndua vetë. Është vetë Son, 32 vjeç, i mbështjellë me flamurin e vendit të tij, ai që tregon se si ndodhi gjithçka. Fillimisht vuajta në stol (ishte lënë jashtë formacionit titullar sepse nuk ishte në gjendje të përsosur fizike pas një dëmtimi në këmbë), pastaj dha gjithçka kur trajneri e futi në lojë në minutën e 67-të. “Si u lëndova? E ngrita kupën dhe bam… godita ballin. Por, gjithçka në rregull.” Do të mbetet ikonike edhe për këtë incident të vogël, një shaká e fatit që ia tërhoqi teksa ishte në kulmin e entuziazmit.

Lexo më tej: Europa League, triumfon Tottenham: Manchester United mposhtet 1-0 në finale

“Le të themi që jam një legjendë. Por vetëm sot,” janë fjalët e korean-it që përshkruan se çfarë ndjesie është të fitosh më në fund diçka, madje në fund të një sezoni të vështirë dhe të çuditshëm. Tottenham përfundoi në vendin e 17-të në Premier League, në kufijtë e zonës së rënies nga kategoria. Por vitin tjetër do të mund të marrë pjesë në Champions: e shpëtoi sezonin në çastin e fundit dhe nga një zhgënjim e shndërroi në një triumf. “Për shtatëmbëdhjetë vite askush nuk ia doli (të fitojë një trofe, shën. i përkth.). Dhe me lojtarë kaq të jashtëzakonshëm, po, sot është dita e duhur. Duke parë gjithë sezonin, gjithmonë kanë qenë situata ku kemi kaluar momente të vështira, por ne lojtarët kemi qëndruar gjithmonë të bashkuar. Ndoshta sot do të them se jam një legjendë e këtij klubi. Ndihem për mrekulli, mund të shijoj këtë atmosferë pas gjithë atij presioni që kam ndjerë për këtë finale. Kemi fituar, kjo është ajo që gjithmonë kam ëndërruar dhe më në fund ëndrra u bë realitet. Jam njeriu më i lumtur në botë.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI