Flash

Tifozët e Tottenham pushtojnë fushën në stadiumin e gabuar: nuk ishte ai i finales

Lapsi.al 22 May 2025
Tifozët e Tottenham pushtojnë fushën në stadiumin e gabuar:
Tottenham thyen thatësirën e trofeve që zgjati 17 vite duke fituar Europa League kundër Manchester United: ishte një natë e paharrueshme për të gjithë lojtarët që gjetën shpagimin pas një sezoni të tmerrshëm, që i çoi të përfundonin fare pranë zonës së rënies nga kategoria në Premier League. Son dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës e çuan në shtëpi kupën, të parën në karrierën e gjatë të jugkorean-it, duke u dhuruar një gëzim të jashtëzakonshëm të gjithë tifozëve. Në Bilbao pati një pushtim nga londinezët dhe ata që nuk arritën të shkonin në Spanjë, u mjaftuan duke ndjekur ndeshjen nga stadiumi i Spurs. Klubi kishte vënë në dispozicion impiantin ku ishin instaluar ekrane gjigante për të ndjekur finalen: iniciativa regjistroi kapacitet të plotë dhe në fishkëllimën e tretë, tifozët bënë edhe pushtim fushe, edhe pse aty në fushë nuk kishte lojtarë. Euforia zgjati pak sepse zëri i speaker-it i ndërpreu të gjithë duke kujtuar se të shtunën stadiumi do të presë ndeshjen e fundit të sezonit dhe rreziku për të dëmtuar fushën ishte shumë i madh.

Pushtimi i fushës nga tifozët në Londër

Nëse në Bilbao ia dolën të përmbajnë vrullin e tifozëve, në Londër masat e sigurisë nuk qenë aq të forta dhe në fund ushtria e bardhë e Spurs u derdh e gjitha në fushë. Pushtimi ishte spektakolar, gjykuar nga pamjet e filmuara nga shkallët, por ishte i pazakontë sepse në fushë nuk kishte lojtarë që festonin me kupën. Tifozët anglezë bënë pushtim në stadiumin e gabuar, atë të Londrës, ku nuk po zhvillohej ndeshja por ishin vetëm ekranet gjigante të vëna në dispozicion nga klubi për të kënaqur edhe ata që nuk kishin mundur të siguronin një biletë për finalen. Dhe kështu, ndërsa lojtarët e Tottenham festonin në Spanjë, tifozët e tyre bënin të njëjtën gjë qindra kilometra larg. Mbrëmja megjithatë përfundoi me një qortim të mirë nga ana e speaker-it që i dëboi të gjithë nga fusha. Duke folur përmes mikrofonit, ai kujtoi se në atë stadium të shtunën Spurs do të luajnë ndeshjen e fundit të sezonit dhe pushtimi i fushës i sapokryer rrezikonte të dëmtonte terrenin dhe të shkaktonte edhe ndonjë dëmtim për lojtarët për shkak të fushës së pabarabartë, të shkelur nga mijëra njerëz.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI