Flash

Shqipëria U-17 pëson 8 gola në 2 ndeshje: Gjermania e fundos, Tedesco numëron gabimet

Lapsi.al 22 May 2025
Shqipëria U-17 pëson 8 gola në 2 ndeshje: Gjermania e fundos,

Përfaqësuesja shqiptare U-17 ka pësuar një tjetër humbje të thellë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Shqipëri. Në sfidën e dytë të grupit, të rinjtë kuqezi u mposhtën nga Gjermania me rezultatin e thellë 0-4, një rezultat që për fat të keq përsërit atë të ndeshjes hapëse ndaj Portugalisë.

Një përballje me më shumë guxim, por pa shpërblim

Ndryshe nga ndeshja e parë, Shqipëria u shfaq më e vendosur dhe më e guximshme në përballjen me gjermanët. Megjithatë, edhe pse krijuan disa raste të mira, djemtë e drejtuar nga trajneri Tedesko nuk arritën të konkretizojnë, duke u ndëshkuar dy herë në secilën pjesë nga një kundërshtar më i përgatitur dhe efikas.

Trajneri Tedesko: Gabimet e vogla na kushtojnë shumë

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Shqipërisë, Tedesko, analizoi ndeshjen duke vënë theksin te detajet që sipas tij bënë diferencën: “Ishte një tjetër sfidë shumë e vështirë për ne. Pësuam dy gola në pjesën e parë që mund të ishin shmangur dhe nuk shfrytëzuam rastet tona. Nëse do të kishim qenë më të saktë, mund ta kishim bërë ndeshjen më të hapur. Gjërat e vogla në fillim të takimit na dëmtuan seriozisht,” – u shpreh ai.

Tedesko theksoi gjithashtu se ekipi nuk po arrin të qëndrojë i përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, duke përmendur edhe një penallti të shkaktuar si në ndeshjen ndaj Portugalisë, ashtu edhe ndaj Gjermanisë: “Na mungon aftësia për të bërë siç duhet gjërat e vogla. Në këtë nivel, ato vendosin,” – shtoi ai.

Gabriel Kulla: Loja nuk reflekton rezultatin

Edhe sulmuesi i Shqipërisë U-17, Gabriel Kulla, komentoi ndeshjen e humbur me Gjermaninë U-17. Ai tregoi përkushtim dhe optimizëm pavarësisht rezultatit zhgënjyes: “Ndjejmë shumë emocione, por në fushë përpiqemi të përqendrohemi dhe të japim maksimumin. Rezultati nuk reflekton realisht lojën tonë. Kishim raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Do të përpiqem të jap më të mirën për veten dhe për skuadrën,” – u shpreh ai.

Ndeshja e fundit ndaj Francës

Pas dy humbjeve radhazi me rezultat të njëjtë (0-4), Shqipëria do të përballet me Francën në takimin e fundit të grupit. Francezët e nisën kompeticionin me një fitore ndaj vetë Gjermanisë, çka e bën këtë përballje një tjetër sfidë të vështirë për kuqezinjtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI