Modric i thotë lamtumirë Real Madrid pas 13 vitesh
Është një lajm që vjen papritur dhe i gjen të papërgatitur tifozët. Këto do të jenë ndeshjet e fundit të kroatit me fanellën e Real Madrid, së cilës i ka kushtuar thuajse gjithë karrierën e tij. Ai mbërriti në Spanjë në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe u bë zot absolut i mesfushës, duke u kthyer në një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Ky kapitull i gjatë ka arritur në përfundim: Modric do t’i japë lamtumirën “Blancos” pas Kupës së Botës për Klube, me shpresën për të fituar të paktën një trofe në këtë sezon të vështirë.Comunicado Oficial: Modrić#RealMadrid | #GraciasLuka
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 22, 2025