Flash

Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Lapsi.al 22 May 2025
Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh

Goditja nga antimafia italiane e atij që u konsiderua si një nga grupet më të rrezikshme të narkortafikut në vend, më shumë sesa një lajm kronike është një tjetër njollë politike në kurmin e përlyer të këtij pushteti.

Ky aksion më shumë se për të na faktuar se si vinte kokaina nga Amerika Latine, se si mbërrinte në portin e Durrësit, se si rishpërndahej prej aty në Itali e në mbarë Evropën dhe se si, pastaj, paratë e përfituara përfundonin të pastroheshin në Shqipëri, tregon tjetër gjë. Ajo nuk është thjeshtë një radiografi e organizatës kriminale të Troplinëve, por një dëshmi se si funksionon qeverisja e viteve të fundit dhe se si ia mbërrin ajo të konfirmohet pas çdo sfide elektorale.

Le ti marrim konkretisht me shembuj...

Lideri i PD, Sali Berisha disa herë para 11 majit e denoncoi këtë bandë se po intimidonte kandidatët e PD dhe po bëntë hapur fushatë për PS-në. Reporterë të shumtë kanë pohuar se së paku dy nga anëtarët e listës së socialistëve për Durrësin janë njerëz direkt të saj. Por edhe sikur këto deklarata ti marrim me dyshim, faktet sërish janë kokëforta.

Goditet grupi i Troplinëve/ I shpëton prangave “Visi i Pojës”

Në dosjen e prokurorëve të antimafias italiane dhe në pohimet e përmbaruesve të tyre shqiptarë del e qartë se një nga krerët e kësaj organizate ishte shpërblyer drejtpërdrejt nga Edi Rama me një leje ndërtimi. Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, me kompaninë “Eldemar Construction”, tërësisht në pronësi të tij, ka fituar në Prill 2024, të drejtën për të ngritur një hotel dhjetë katësh në qytetin e Durrësit. Këtu çështja nuk është thjeshtë kush firmosi dhe cili përfitoi. Pyetjet shkojnë përtej: si po zhvillohet industria jonë e turizmit? Kush po investon në të? Dhe mbi të gjitha me çfarë parash? Pikërisht këtu vijmë tek një pikë tjetër. Sa herë që përballen me akuzat për pastrimin e parave të zeza në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pjestarët e qeverisë bëjnë të paditurin apo justifikohen se ato janë fryt i kursimeve të emigrantëve shqiptarë, se mungesa e kredidhënies argumentohet me blerjen që në gropë, e broçkulla të tjera.

Dosja italiane na dëshmon me detaje, video dhe foto se si mbërijnë në Shqipëri, në mënyrë klandestine përmes autobuzësh, paratë e drogës së shitur në Itali. Janë pikërisht këto para - që mbajnë të ulët kursin e euros - që shërbejnë si injeksione për ekonominë dhe që një herë në katër vite përcaktojnë edhe zgjedhjet.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar. A nuk përfundoi në pranga deputeti deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili doli nga përgjimet e SKY se ishte njeriu i vendosur në listë nga bandat dhe madje spiuni për llogari të tyre në parlament? 

Po kur u bë publike një pjesë e dosjes së grupit të Suel Çelës, në fund të vitit që shkoi, a nuk doli aty emri i një biznesmeni, Marsel Shega që e furnizonte organizatën me paratë e tenderave publikë, që merrte prej pushtetarëve socialistë. A nuk kishin arritur dy vëllezërit e arrestuar të kësaj bande të gradonin motrën e tyre Adelajda Roka drejt e në paradhomën e Edi Ramës, pikërisht si drejtoreshë të Agjensisë së Zhvillimit të Territorit, ku vendoset për lejet e ndërtimit? 

Dumani nga SPAK: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri    

Nuk është rastësi që edhe Troplinët edhe Çyrbja edhe banda e Suel Çelës, për të mos përmendur shumë raste të tjera, janë të gjithë të akuzuar nga opozita si manipulatorë të zgjedhjeve. As naiviteti ekstrem i idiotëve të dobishëm, që nuk duan ti shohnin të lidhura këto fakte, nuk mjafton për të mbuluar katërkëndëshin e përbërë nga hajdutë të votës, para të zeza, banda kriminale dhe favoreve me punë publike apo leje ndërtimi që u dhurojnë atyre rilindasit. Kjo është baza reale e pushtetit në Shqipëri.

Të papërfshira me të nuk ka si si të shihen as disa pikpyetje që janë ngritur në orët e fundit: Pse kur gjykata italiane i firmosi arrestimet që në shkurt, ato u ekzekutuan vetëm tani? Mos vallë dhe Troplinët njësoj si Bajrat në zgjedhjet lokale, u lanë të lirë për të mbaruar punë me votën? Po "Visi i Pojës" si arriti të ikë në drejtim të paditur, ndoshta dikush i ktheu nderin e asaj që bëri në fushatë? Po Task forca qesharake e SPAK-ut që prezumohej ti kishte prej muajsh nën vëzhgim, nuk pa asgjë nga ato që po ndodhnin në Durrës, pavarëshit denoncimeve të atyre që bërtisnin: "Po na vjedhin"? 

Pas dosjes që lexuam këto pyetje mbeten në ajër, ndonëse gjithmonë do të gjenden nga ata që "në mirëbesim" do të betohen se kjo nuk ka të bëjë me 11 majin.     

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se në atë mitin...

17:42

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha

Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e Ramës nuk shp...

10:00

Pse u rrit Rama?

Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më sh...

11:50

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Sali Berisha ka bërë sërish atë që di të bëjë më mirë: të denoncojë. Këtë radhë në daljen e tij përpara derës së SPAK, lapsi i ka rënë gjykatëses star të reform...

17:14

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Debati në lidhje me 6 milion dollarët që supozohet se do shpenzojë berishizmi për të lobuar në SHBA ka nxjerrë edhe një herë zbuluar kolapsin parimor dhe moral ...

13:15

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI