Flash

Anuela Ristani i heq të gjithë bashkëpunëtorët e Veliajt në institucion

Lapsi.al 22 May 2025
Anuela Ristani i heq të gjithë bashkëpunëtorët e

Vala e shkarkimeve nga detyra në Bashkinë e Tiranës po vijon ende, teksa Erion Veliaj mbetet në burg. Mësohet se kryetarja e komanduar në Bashki, Anuela Ristani ka vijuar me heqjen nga detyra të drejtuesve dhe punonjësve të afërt me Veliajn.

Ditën e sotme, Ristani ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Protokollit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse. Ndërkohë që së bashku me këta janë hequr nga puna dhe një numër punonjësish, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës.

Fillimisht Ristani me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka hequr nga puna sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushin si dhe nënkryetaren e bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn, pasi kjo e fundit u vendos nga Veliaj si kryetare e komanduar në bashki.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI