Flash

Zëdhënësi i Kremlinit: Moska do hartojë një listë kushtesh për armëpushim në Ukrainë

Lapsi.al 21 May 2025
Zëdhënësi i Kremlinit: Moska do hartojë një listë

Moska do të hartojë një listë të veçantë me kushte për një armëpushim në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Nuk do t’ju them asgjë me siguri tani. Pa dyshim, do të ketë një listë të veçantë kushtesh për armëpushimin. Një marrëveshje për këtë u arrit në Stamboll“, u tha ai gazetarëve, sipas Tass.

Dmitry Peskov e bëri këtë deklaratë kur iu kërkua të sqaronte nëse do të ketë një dokument të veçantë për një plan të mundshëm armëpushimi apo nëse ai do të përfshihet në një memorandum të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

Rubio: Po presim kushtet e Rusisë

Më herët, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ia hodhi topin Moskës, duke deklaruar se pret që Rusia të paraqesë kushtet e saj për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë “brenda pak ditësh”.

“Në një moment, ndoshta së shpejti, ndoshta pas disa ditësh, ndoshta brenda një jave, pala ruse do të paraqesë kushtet që dëshiron të shohë” të përmbushura në mënyrë që të shpallet një armëpushim,” tha zoti Rubio duke iu drejtuar një komisioni të Senatit.

Kreu i diplomacisë amerikane shpjegoi se afati kohor të cilit ai iu referua rrjedh si nga telefonata e Presidentit Donald Trump me homologun e tij Vladimir Putin të hënën, ashtu edhe nga biseda e tij gjatë fundjavës me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Moska do t’i referohet “kushteve të përgjithshme që do të na lejonin të ecim drejt një armëpushimi dhe ky armëpushim do të na lejonte më pas të fillonim negociata të hollësishme për t’i dhënë fund luftës”, siguroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Pas bisedës me Putinin, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina ishin gati të fillonin negociata “të menjëhershme” për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi.

Presidenti rus, më i kujdesshëm, tha se Rusia do të paraqiste një “memorandum” për një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI