Flash

Trump është i bindur se Rusia do t’i japë fund luftës kundër Ukrainës

Lapsi.al 20 May 2025
Trump është i bindur se Rusia do t’i japë fund luftës

As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike midis krerëve të shteteve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk solli rezultate, e megjithatë Donlad Trump e cilësoi më pas si sukses.

"Është gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t'i japë fund," tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë: "Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë." Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të.

Trump kërcënon me tërheqje nga bisedimet

Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t'i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka "disa ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump. Por nëse nuk ka përparim, "Unë thjesht do të tërhiqem," tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. "Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.

Trump vlerëson potencialin ekonomik të Rusisë

Trump theksoi se Rusia dëshiron të tregtojë me SHBA-në "në një shkallë të gjerë". Ai theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. "Rusia ka një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar vende pune dhe prosperitet në një shkallë të gjerë." Potenciali ekonomik i Rusisë është i pakufizuar. Në të njëjtën kohë, Ukraina mund të përfitojë nga kjo në rindërtimin e saj.

Trump e kishte komentuar më parë bisedën telefonike me Putinin në platformën e tij "Truth Social”, ku shkroi se bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Madje Papa Leo XIV kishte ofruar Vatikanin si vend për negociata. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe partnerët europianë u informuan për këtë, tha Trump./ DW

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI