Flash

Lautaro e gruaja e tij Agustina tregojnë hapjen e restorantit: “Ishte një katastrofë”

Lapsi.al 20 May 2025
Lautaro e gruaja e tij Agustina tregojnë hapjen e restorantit: “Ishte

Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo janë një çift shumë i lidhur dhe këtë e kanë treguar edhe me rastin e inaugurimit të restorantit të tyre. Sulmuesi argjentinas i Interit dhe bashkëshortja e tij kanë rrëfyer prapaskenat që lidhen me ditët e para të “Coraje”, lokali në qendër të Milanos. Nuk munguan të papriturat, me të dy që u detyruan të bëjnë nga nevoja virtyt.

Lautaro dhe Agustina për restorantin në Milano

Të ftuar në podcastin Million$ të Joe Bastianich dhe Tommaso Mazzanti, Lautaro dhe Agustina konfirmuan unitetin e tyre në vendimin për të hapur këtë restorant. Qendërsulmuesi ka garantuar gjithmonë mbështetje maksimale për gjysmën e tij më të mirë: “E kam mbështetur shumë, që nga dita e parë kur zgjodhi këtë rrugë. I kam qëndruar gjithmonë pranë, duke e shoqëruar në çdo hap që ka bërë, është kujdesur për çdo aspekt të restorantit në mënyrë të veçantë, për çdo gjë. Dhe pastaj ajo është një person që nuk mund të qëndrojë pa bërë asgjë dhe kërkon gjithmonë të bëjë diçka për ta mbajtur mendjen të zënë dhe për t’u ndier e dobishme. Kështu e kam njohur dhe vazhdon të jetë e tillë.”

Katastrofa e inaugurimit dhe Lautaro kamarier

Por është e pamundur të harrohet dita e inaugurimit, kur Gandolfo vendosi, e shtyrë nga entuziazmi, të niste menjëherë me bujë: “Dita e parë? Sigurisht që isha shumë e emocionuar dhe e ngazëllyer sepse më pëlqen adrenalina, dhe zgjodha javën e Panairit të Mobilieve për të hapur. Bëra inaugurimin pas-Covid në qershor, dhe ditën e dytë vendosa një event me 120 persona. Më pas menjëherë Panairi… ishte një katastrofë, por vërtet një katastrofë. Më udhëzonin persona që ishin tashmë në këtë botë, ndërsa për mua gjithçka ishte e re. Më thoshin: ‘shiko që duhet të bësh prova, bëj të paktën dy javë përgatitje’ por unë nuk bëra asgjë sepse doja të hapja gjatë Panairit”.

Çifti u gjend përballë një situate të komplikuar, me Lautaron që u detyrua të luante rolin e kamarierit dhe të argëtuesit: “Përfundoi me Lautin që çonte të gjitha pjatat në tavolinë, dhe i thosha ‘dashuri shko argëto atë tavolinë sepse ka gjysmë ore që po pret…’. Ai më shpëtoi jetën. Unë nuk lëvizja nga arka për 12 orë, ai që shkonte lart e poshtë me pjatat”.

Lexo më tej: Lautaro pa filtra në TV pas kualifikimit me Bayern: “Inter ka bo*e të mëdha”

Qendërsulmuesi zikaltër e konfirmoi gjithçka me buzëqeshje: “Arrij me dy entraña (prerje mishi lope, tipike e kuzhinës argjentinase – shënim i redaksisë) kështu, dhe me patate të skuqura. Pas 15 ditësh kështu thashë: ‘të shkojmë me pushime’. Unë mbarova së luajturi me kombëtaren më 5 qershor dhe më 7 bëmë hapjen me familjet. Më 8 dhe 9 patëm këtë event, dhe fillova të punoja aty. Vogëlushja vinte të na shihte, i jepnim disa puthje dhe pastaj kthehej me gjyshërit, nuk arrinim dot as të mbyllnim derën”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI