Flash

Gaia, gruaja e Inzaghi provokon me një foto: “Imazh i paparë në një botë frikacakësh”

Lapsi.al 20 May 2025
Gaia, gruaja e Inzaghi provokon me një foto: “Imazh i paparë

Inter ka ende për të luajtur finalen e Champions League të shtunën më 31 maj kundër PSG, por ndërkohë Simone Inzaghi duhet të përballojë disa kritika, disa prej të cilave tepër të ekzagjeruara, si ajo e Antonio Cassanos, që e akuzon se “ka hedhur në WC tre tituj kampionë në katër vjet”. Kritikat e tepruara ndaj teknikut piaçentin pasqyrohen në shprehjen e fortë (“një botë frikacakësh”) që përdor gruaja e Simones, Gaia Lucariello, bashkë me një foto të postuar në Instagram.

Në fakt, barazimi në “Meazza” kundër Lazios pothuajse ia ka shkëputur titullin Interit nga gjoksi: Napoli, që gjithashtu barazoi në Parma, mbetet një pikë përpara kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi i kampionatit dhe është ende zot i fatit të vet. Nëse skuadra e Antonio Conte mposht Cagliarin në “Maradona” të premten mbrëma, rezultati i Interit në Como do të jetë i parëndësishëm.

Postimi në Instagram i gruas së Simone Inzaghit: “Nuk të meritojmë”

Gaia ka publikuar një foto të bashkëshortit krah Marco Baronit në “San Siro” gjatë minutave të fundit të tensionuara të ndeshjes Inter-Lazio. Të dy trajnerët ishin përjashtuar së bashku në minutën e 88’ me rastin e kontrollit në VAR që më pas çoi në rishikimin e prekjes me dorë të Bisseck dhe në akordimin e penalltisë së barazimit 2-2 për bardhekaltërit. Në atë moment, ata u vendosën menjëherë jashtë vijës së fushës, pranë njëri-tjetrit për të ndjekur fundin e ndeshjes.

Një skenë e pazakontë, që u fiksua nga Lucariello në një moment shumë të bukur, me Inzaghin që vendos krahun mbi supin e Baronit ndërsa të dy janë të zhytur në ndjekjen e sulmeve të fundit të skuadrave të tyre.

Historia në Instagram e Gaia Lucariellos

Fotoja është komentuar nga gruaja e trajnerit me fjalë krenarie, por edhe shumë të diskutueshme: “Faleminderit për gjithçka Simone… ke qenë dhe je një shembull i madh për mua… Gjithmonë në të njëjtën anë. Nuk të meritojmë… nuk të meritojmë. Ky është Simone, që përqafon Baronin në minutat e fundit të një ndeshjeje që i ka kushtuar një titull kampion. Një imazh që nuk është parë kurrë më parë në fushat e futbollit. Ideja ime është gjithmonë e njëjta: në një botë frikacakësh duhet të ishim të gjithë si Simone Inzaghi.”

Trajneri i zikaltërve do të duhet të jetë i zoti të kthejë faqen shpejt, për të luajtur gjithsesi gjithçka deri në fund në Komo dhe, mbi të gjitha, për të përgatitur sa më mirë takimin me historinë në finalen e Champions.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI