Shkaqet nuk bëhen të ditura
Lajmi për vdekjen e Kunde, në moshën 68-vjeçare, u dha këtë të premte nga FECAFOOT, institucioni kombëtar që drejton futbollin në Kamerun. Edhe pse shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, në një deklaratë të publikuar në Facebook, federata shprehu keqardhjen e saj për humbjen e ish-mbrojtësit, të cilin e përshkroi si një “ish-luan të pamposhtur”, duke iu referuar pseudonimit që Kombëtarja e Kamerunit fitoi nga vitet ’90 e tutje: “Kunde ishte pjesë e brezit të artë që mori pjesë në Kupën e Botës të vitit 1990 në Itali, gjatë së cilës Kameruni u bë kombi i parë afrikan që arriti në çerekfinale të një Botërori”, thuhet në komunikatë, duke e përshkruar vdekjen e ish-lojtarit si “një humbje të madhe për futbollin kamerunas”.Kush ishte Emmanuel Kunde?
Emmanuel Kunde pati një karrierë të shkëlqyer si mbrojtës, sidomos me fanellën e kombëtares së tij, duke përfaqësuar vendin në dy Kupa Bote: Spanjë 1982 dhe Itali 1990. Ai ishte gjithashtu një lojtar kyç në kombëtaren që fitoi dy herë Kupën e Afrikës, në vitin 1984 dhe 1988. Karriera e tij si lojtar ishte kryesisht e lidhur me vendin e tij, me ngjyrat e Canon Yaoundé, klubit të kryeqytetit të Kamerunit, ku la një gjurmë të pashlyeshme, duke provuar gjithashtu një përvojë të shkurtër në Evropë, duke luajtur në Francë për Stade Reims.Samuel Eto’o rend visite à la famille Kundé Emmanuel. ? pic.twitter.com/dLE4wMYF8A
— The Cameroonian ?? (@TheCameroonianZ) May 18, 2025
Impakti në Botërorin '90
Emri i Kunde është gjithsesi i lidhur ngushtë me Kupën e Botës “Italia ’90”, ku ai dhe shokët e tij të skuadrës realizuan një arritje historike, të kujtuar si një nga momentet më të rëndësishme ndonjëherë të futbollit afrikan. Kameruni mundi Argjentinën e Diego Armando Maradonës me rezultatin 1-0 në ndeshjen hapëse, një rezultat që habiti botën dhe shënoi fillimin e një edicioni të paharrueshëm, që i çoi deri në çerekfinale. Kameruni drejtohej nga sovjetiku Valery Nepomnyashchy dhe arriti këtë sukses të jashtëzakonshëm në skenën ikonike të San Siros, falë golit vendimtar të François Omam-Biyik, përpara 70 mijë shikuesve. Një ndeshje e diskutueshme, me një gjykim tejet lehtësues nga francezi Michel Vautrot, që shkaktoi jo pak polemika.Në fazën e grupeve, Kameruni e përsëriti veten kundër Rumanisë me një fitore 2-1, për të humbur më pas 4-0 ndaj Bashkimit Sovjetik. Në 1/8 e finales mundën Kolumbinë në shtesë me një dopietë të legjendarit Roger Milla, ndërsa në çerekfinale gjithçka mori fund përballë Anglisë, që fitoi 3-2 gjithashtu pas kohës shtesë. Kunde, që në atë kohë ishte 33 vjeç, luajti titullar në të gjitha ndeshjet në mbrojtjen e “Luanëve të Pamposhtur”, përveç asaj kundër kolumbianëve.? Une minute de silence a été observée en hommage à Emmanuel Kunde avant le début de la rencontre entre Victoria United de Limbe face à Gazelle FA de Garoua en MTN Elite One. ?️?? pic.twitter.com/QBdXr0Boyp
— AllezLesLions (@AllezLesLions) May 18, 2025