Gabime që u ndëshkuan shpejt në pjesën e dytë
Shqipëria tentoi të dalë përpara në pjesën e dytë për të kërkuar barazimin, por kjo solli disbalanca në prapavijë. Në minutën e 68-të Portugalia fitoi një penallti dhe dyfishoi rezultatin, duke marrë nën kontroll totalin e lojës. Në fundin e ndeshjes, dy gola të tjerë – të shënuar nga Manuel dhe Soares – vulosën fitoren bindëse të portugezëve. Kuqezinjtë, ndonëse të përpjekur, nuk arritën të ishin konkretë në sulm dhe prodhuan shumë pak raste të rrezikshme.Rasti më i mirë për kuqezinjtë, traversa e Kullës
Shqipëria pati një mundësi të artë për të shënuar golin e nderit në minutën e 75’. Pas një aksioni të bukur me disa kombinime, Gabriel Kulla u gjend në pozicion të favorshëm brenda zonës. Portieri portugez ishte i mposhtur, por topi përfundoi në traversë dhe shpresat për një gol u shuan aty. Ky ishte momenti më i mirë për Shqipërinë në një sfidë ku dominimi i kundërshtarit ishte i dukshëm.Reagimi i trajnerit Tedesco: “Nuk fituam duelet, humbëm përqendrimin”
Pas përfundimit të sfidës, trajneri i kombëtares U-17, Andrea Tedesco, analizoi humbjen me tone realiste dhe kritike: “Sinqerisht, kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë nga pikëpamja e dueleve fizike – nuk fituam shumë dhe humbëm topin e dytë shumë shpesh. Por deri në minutën e 65-70 ishim ende në lojë dhe mendoja se do të arrinim të reagonim,” deklaroi italiani. Ai theksoi se i kishte kërkuar lojtarëve të bënin gjëra të thjeshta në mënyrë perfekte: “Nëse nuk bën mirë gjërat e vogla, nuk mund të përballesh me skuadra të tilla. Ndeshjet ndërkombëtare janë kështu: kërkojnë përqendrim maksimal dhe gatishmëri për të luftuar për çdo top.”Incidente në ndeshje: shishe nga tifozët dhe hyrje në fushë
Ndeshja e pare e Europianit Shqipëri 2025 u shoqërua me dy episode të pakëndshme. Pas golit të dytë të Portugalisë, lojtarët e kësaj skuadre festuan pranë sektorit të tifozëve shqiptarë, çka provokoi reagimin e disa fëmijëve që hodhën shishe uji në fushë. Policia ndërhyri menjëherë dhe situata u qetësua pa incidente të mëtejshme. Ndërkohë, në minutën e 90’, një tifoz i vogël arriti t’i shpëtonte sigurisë dhe hyri në fushë për të takuar portierin kuqezi Rafaele Huli. 16-vjeçari që luan me Juventusin U-17 u përshëndet me tifozin, ndërsa arbitri ndaloi për pak çaste ndeshjen.The police just escorted all of them out after throwing bottles to the Portugal U17 players. #AlbaniaPortugal #EuroU17 https://t.co/VTJ2916duv pic.twitter.com/6tvz20c1zB
— Kuq e Zi ??⚽️ (@KuqeZiFootball) May 19, 2025