Flash

Serie A, Napoli barazon në Parma, Inter humbet shansin ta parakalojë

Lapsi.al 18 May 2025
Serie A, Napoli barazon në Parma, Inter humbet shansin ta parakalojë

Napoli nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në fushën e Parmës në javën e 37-të të Serie A. Por ndryshe nga Interi, i ndalur 2-2 në shtëpi nga Lazio, ky barazim ka shijen e një fitoreje. Skuadra e Contes ruajti avantazhin prej një pike në krye të tabelës ndaj zikaltërve. Por duhet të falënderojë lojtarin e Lazios, Pedro, autor i dygolëshit në "San Siro". Për skuadrën e Inzaghit nuk mjaftuan golat e Thuram dhe Dumfries për të përmbysur Napolin. Të kaltrit u ndalën edhe nga tre shtylla në stadiumin “Tardini”.

NDESHJET: PARMA-NAPOLI 0-0, INTER-LAZIO 2-2

Njëqind minuta pasion dhe tension në boshtin Tardini–San Siro. Një vorbull emocionesh që përmbysi gjithçka vetëm për ta lënë siç ishte. Napoli i Contes, dukshëm i lodhur dhe pa ide të qarta, por edhe i pafat. Për shkak të tre shtyllave të goditura, të kaltrit dolën nga fusha me fatin ende në duar. Por ndaj Cagliarit, javën e fundit do të duhet padyshim diçka më shumë për të festuar titullin e katërt kampion.

Interi, nga ana tjetër, e pa t’i ikte parakalimi në kthesën e fundit. I ndalur nga një penallti e Pedro-s në minutën e 90’, pas një prekjeje me dorë nga Bisseck. Madje, zikaltrit ishin shumë afër të shënonin të tretin në shtesë, fillimisht me Arnautovic dhe më pas me Acerbi.

Megjithatë, në nëntëdhjetë minutat e fundit gjithçka është ende në balancë. Me vetëm një pikë diferencë në një kampionat ku, siç u pa, gjithçka mund të ndodhë. Napoli në Parma nuk arriti kurrë të gjejë rrjedhshmërinë në lojë. Kjo nuk lejoi aktivizimin e rrezikshëm të Lukakut dhe McTominay-t, duke iu besuar ndërhyrjeve të Meret. Ky i fundit bëri të paktën dy pritje të rëndësishme ndaj goditjeve të Sohm. Gëzimin mijëra tifozëve napolitanë të pranishëm në Tardini ia mohuan fillimisht shtyllat, e goditura nga Anguissa dhe Politano. Më pas ishte portieri Suzuki, që me një fluturim nën trekëndësh devijoi në traversë një goditje dënimi të McTominay-t.

Njëzet minutat e fundit, përveç penalltisë së dhënë për Neres dhe të anuluar nga VAR-i, lojtarët e Contes i kaluan pa gjurmë. Me Lukakun protagonist absolut, i cili u përditësonte shokëve situatën në San Siro moment pas momenti.

E pra, në San Siro, Interi humbi një mundësi të jashtëzakonshme në një ndeshje të çmendur. Kundër një kundërshtari që sjell kujtime të këqija. Goli i avantazhit nga Bisseck në fund të pjesës së pare e vuri gjithë presionin mbi Napolin. Zikaltrit arritën të rikthejnë epërsinë me Thuram pas barazimit të parë nga Pedro. Por në minutën e 90’, një prekje me dorë nga Bisseck i dha spanjollit mundësinë të realizojë dygolëshin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI