Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Makina futet mes turmës e përplas tifozët e Espanyol para derbit: 13 të plagosur

Lapsi.al 16 May 2025
Makina futet mes turmës e përplas tifozët e Espanyol para derbit:
Skena çmendurie absolute përpara derbit mes Espanyol dhe Barcelonës, që i dha katalanasve mundësinë të fitojnë titullin në La Liga. Jashtë stadiumit ndodhi gjithçka. Fillimisht përplasje me policinë, tension dhe disa sulme. Më pas ndodh diçka krejtësisht e paimagjinueshme. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa video që tregojnë imazhet e asaj që mund të kishte qenë një tragjedi, e që vetëm për fat është shmangur, të paktën pjesërisht. Një makinë e çmendur niset me shpejtësi të madhe nga sheshi përpara stadiumit dhe përplas disa persona. Fillimisht nuk u kuptua çfarë po ndodhte. Makina e bardhë dukej e rrethuar nga tifozët e Espanyol të cilët hodhën objekte drejt saj. Policia u përpoq të krijonte një kordon, por papritur mbeten të shokuar përballë gjestit të drejtuesit të mjetit, i cili shtoi shpejtësinë dhe përplasi të gjithë ata që ndodheshin përpara automjetit. Sipas përditësimeve të fundit nga autoritetet spanjolle që raportojnë në kohë reale mbi atë që ka ndodhur, janë 13 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje mesatarisht të rëndë dhe 9 me lëndime të lehta, si pasojë e incidentit në Cornellà.

Tifozët e Espanyol nuk donin që ndeshja të luhej

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, duket se drejtuesi i automjetit kishte tentuar të futej në një zonë ku shumë tifozë të Espanyolit po qëndronin në këmbë. Nga informacionet e para rezulton se drejtuesi i Peugeot-it kishte përplasur një grua që kishte mbetur e bllokuar poshtë makinës. Personat e pranishëm kishin tentuar të tundnin automjetin për të liruar të plagosurën, por shoferi mendohet se kishte shtuar sërish shpejtësinë duke përplasur disa persona, siç shihet edhe në pamje. Për shkak të incidentit jashtë stadiumit, tifozët e Espanyolit kishin braktisur vendet e tyre pas portës dhe nuk donin që ndeshja të zhvillohej. Në video të tjera të postuara në rrjete sociale shihen disa persona të përgjakur, gati për t’u ndihmuar nga shërbimet e emergjencës. Kaosi bëhet total dhe lajmi mbi atë që ka ndodhur i arrin edhe arbitrit kryesor dhe gjyqtarëve të ndeshjes. Fillimisht mendohej se ndeshja nuk do të luhej, por më pas, pas një bisede të shkurtër me policinë, u vendos që ndeshja të zhvillohej normalisht dhe aktualisht është duke u luajtur. Megjithatë, ajo që ndodhi do të jetë sigurisht objekt hetimi gjatë ditëve në vijim për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI