Flash

Një analizë për këngën "Zjerm"...

Lapsi.al 15 May 2025
Një analizë për këngën "Zjerm"...

Eurovision 2025... pse kënga e Shqipërisë është një kryevepër e vërtetë e paparë më parë.

Ka këngë që dëgjohen.

Dhe pastaj ka këngë që jetohen. Që të hyjnë si një pëshpëritje e lashtë dhe të rizgjojnë diçka që e ke harruar.

“Zjerm” – Zjarr – është një prej tyre.

Është dhurata që Shqipëria i ka sjellë Eurovision 2025, këtë vit, por do të ishte reduktive ta quanim thjesht “një këngë”.

Është një lutje elektronike, një valle e shenjtë, një dialog midis shpresës dhe realitetit, i vënë në skenë nga dyshja italo-shqiptare Shkodra Elektronike: Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.

Të lindur në Shkodër, në veri të Shqipërisë – një qytet ku gjuhët, fetë, ritualet dhe heshtjet kanë bashkëjetuar për shekuj – sot jetojnë në Itali, por mbajnë brenda tyre zërin e maleve, lumenjve, kujtesës. Dhe ai zë, në këngën “Zjerm”, bëhet një britmë që nuk bën zhurmë, por e vë zemrën në zjarr.

✨ Beatriçe ëndërron. Kola vëren. ✨

Kënga hapet me një vizion.

Një vizion që vjen nga Beatriçe, e ndritshme, e pastër, pothuajse fëminore në kokëfortësinë e saj.

Ajo kërkon vetëm një minutë. Vetëm një.

Një fragment kohe në të cilin bota më në fund mund të marrë frymë.

"Imagjino një minutë...

Pa ushtarë

Pa jetimë

Pa shishe në oqean

Vaji mban erë jargavani

Dhe fjala është e lirë

Mirësia nuk ka emër

Liria mësohet në shkolla."

Ajo minutë e imagjinuar nga Beatriçe është gjithçka që i mungon botës: është ëndrra e dikujt, që e di se nuk jeton në vendin e duhur, por që ende zgjedh të kërcejë, të këndojë, të besojë.

E këtu, ajo këndon:

"Krijo me mua një zemër të pastër"

"Në natën time, të dërgoj dritë"

"Të lutem, ki mëshirë"

Dhe këtu shfaqet një frazë e fuqishme, plot simbole:

"Aman, miserere"

Një varg që bashkon dy besime, dy botë, dy dhimbje.

? “Aman”, fjalë arabe, e përdorur në këngët sufi, në vajtime, në britma të buta.

✝️ “Miserere”, latinishtja e shenjtë, lutje e krishterë, lutje faljeje.

Dy fe takohen në një thirrje të vetme universale, e cila kapërcen kufijtë dhe bëhet njerëzim.

Nuk është një kërkesë për mëshirë për veten. Është një lutje për të gjithë botën.

Por menjëherë pas kësaj, Kola merr fjalën. Dhe e bën këtë me zërin e plagosur të dikujt që ka pushuar së ëndërruari.

“Zjarri bie mbi vallet tona fisnore”

“Shtatë thika shpojnë shpirtin”

“Njerëzit bien si ortekë”

“Nuk i shohim më yjet... i kemi shkelur”

Kola është ana tjetër e shpresës. Është zhgënjim.

Flet për një botë që nuk ka më poezi, që ka harruar hënën, që është e uritur për pushtet dhe e verbër ndaj bukurisë.

Kënga nuk është zemërim: është dhimbje e kthjellët. Është thirrja për të mos harruar realitetin.

Dhe pikërisht kur gjithçka duket e shuar…

Beatriçe fillon të këndojë përsëri.

“Në zemrën time, njerëzit e mirë

Njerëzit pa emër

Ata kërcejnë në luginën e shpirtit”

“Jarna ne’ tu, toka ime...

Vazhdo të shkëlqesh

Shkëlqe, shkëlqe”

Zjarri i Zjerm nuk është ai që shkatërron.

Është zjarri që pastron, që ndriçon, që shpëton.

Është flaka që mbetet gjallë kur gjithçka përreth shuhet.

Është forca e brishtë e atyre që vazhdojnë të kërcejnë, edhe mbi rrënoja.

“Zjerm” është minuta e Beatriçes.

Minuta që të gjithë ne, thellë-thellë, dëshirojmë.

Minuta në të cilën bota ndalet…

…dhe për një moment merr frymë vërtet.

Me një bashkim të paparë të elektronikës dhe traditës, poezisë dhe spiritualitetit, kënga e Shqipërisë nuk është vetëm më e fuqishmja e këtij Eurovisioni: është një përvojë.

Një meditim në muzikë.

Një akt dashurie ndaj asaj që njerëzimi ka humbur.

Një ftesë e heshtur, por e pandalshme:

? Ëndërro përsëri.

? Digju nga bukuria brenda.

? Dhe edhe kur të thonë se është e kotë… vallëzo...

-Shkruar nga Piccole Storie... Përkthyer nga Fatmir Shqarri... (Marrë nga Facebook i autorit)

Të këshilluara

Si (nuk) po e mbrojnë shqiptarët Malin e Zi

Nga Veton Surroi Ulqinakët janë ngritur kundër “dubaizimit”, procese çfarë po kalojnë Serbia e Shqipëria me kontrata të nënshkruara nga pushtete që janë larg...

18:01

Fushatë me këngë e valle!

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste kishte shumë muzikë e valle edhe aspak mesazhe edhe ide politike. Ka disa arsye për ketë ! Së pari në Shqipëri kënga d...

17:11

Pse befasohemi nga dhuna

Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi bërë spe...

18:54

Një blasfemi me emrin Nënë Tereza

Një kopsht Eden sa 23 aparate EMCO që të shpëtojnë jetën nga kolapsi i zemrës dhe mushkërive. Po ky kopsht? Sa tre aparatura PET-CT që zbulojnë tumorin dhe kanc...

01:08

Soji i Lenkave dhe i Marjanave

"Kooperativistja, e dalluar Lenka Cuko e kooperativës buqesore Fieri i Ri, në rrethin e Lushnjës, qe nga të parat, që vuri në zbatim metoden e përparuar sovjeti...

10:45

Bio

Një industri në rritje e dominuar nga gratë në kuzhinë e në sherbim, ajo e gjelltoreve ose e gatimeve tradicionale ishte dje si në paralizë në Tiranë. Pushim. 8...

11:55

Gjermania dhe e ardhmja e sigurisë evropiane

Nga Medlir Mema Zgjedhjet e fundit në Gjermani premtojnëtë hapin një epokë të re për arkitekturën politike dhe të sigurisë në Evropë. Fitorja e Friedrich Mer...

09:59

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI