Ngjyrë e zezë mat dhe me performanca të larta
Nuk është i vetmi kujdes që bën pjesë në pajisjet dhe aksesorët e atij automjeti të çmendur. Si opsion shtesë, Ferrari mund të pajiset sipas kërkesës edhe me një çati panoramike “prej kristali”, transparenca e së cilës ndryshon në varësi të kushteve të dritës. Sa i përket performancave, një veçori përshkruan mirë fuqinë e motorit: kalon nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.2 sekonda, falë një motori V12 atmosferik, i aftë të japë 725 kuaj fuqi. Transmisioni është me dy friksione dhe tetë marshe.Garazh ekstra-luksoz: spikat një Rolls-Royce Ghost
SUV-i Ferrari është makina më e fundit e shtrenjtë të cilës Neymar nuk ka dashur t’i rezistojë. Si mund t’i bësh ballë magjisë së “Kavallinos”? Ai ka dorëzuar armët, thjesht. Përndryshe, mundet. Garazhi i tij është një autosallon ku janë të sistemuara të tjera “makineri” me vlerë: zotëron një Rolls-Royce Ghost prej 350 mijë eurosh dhe një Bentley Continental GT; një Lamborghini Huracan me shpejtësi maksimale 320 km/h; pastaj janë edhe një Mercedes G Wagon dhe Aston Martin DBX, një tjetër SUV… të gjithë modele në të cilët familja e tij mund të udhëtojë rehat dhe me të gjitha komoditetet në dispozicion.View this post on Instagram