Flash

Maffeo festoi ndërhyrjen shpëtimtare, Real shënoi pas 10 sekondash: imazh sarkastik

Lapsi.al 15 May 2025
Maffeo festoi ndërhyrjen shpëtimtare, Real shënoi pas 10
Pablo Maffeo është futbollist i Mallorca, shumë i njohur, por jo për cilësitë e tij teknike. Ai është “ djali i keq” i La Liga, dikur e bëri Lionel Messi të zemërohej dhe në janarin e kaluar përfundoi kokw mw kokw me Carlo Ancelotti, një zotëri i pankinës. Tani Maffeo rikthehet në qendër të vëmendjes për një festim të bërë në kohën shtesë të ndeshjes Real Madrid–Mallorca, një festim i vërtetë, demonstrativ, drejtuar tifozëve Blancos. Por, për fatin e tij të keq, Real gjeti golin e fitores vetëm dhjetë sekonda më pas, në minutën e 96'.

Kush është Pablo Maffeo, “djali i keq” i La Liga

Maffeo është një mbrojtës “në stilin e vjetër”, le të themi, i ashpër dhe bezdisës si pak të tjerë. Mallkime dhe provokime. Messi dikur tha se ishte bezdisës, tetë vjet më parë, duke shtuar: “Të luash në këtë mënyrë është një m…”. Ky është personazhi. Edhe këtë sezon ka ndodhur njësoj, kulmi ishte në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në një duel të ashpër me Vinicius, që e detyroi edhe Ancelottin të ndërhynte; të dy patën mundësinë të “flisnin” në fund të ndeshjes. Me brazilianin që, pak ditë më pas, ishte protagonist i një kapitulli të dytë, pas ndeshjes në kampionat.

Real Madrid–Mallorca 2-1

Të mërkurën më 14 maj u zhvillua ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Mallorcas, një përballje shumë më e rëndësishme për ishullorët, të cilët janë në garë për një vend në Evropë – një arritje që do të ishte e jashtëzakonshme. Blancos nuk e kanë humbur matematikisht titullin, por do të duhej një mrekulli për të kaluar Barcelonën. Në “Bernabeu”, portieri i kuq Leo Roman bën mrekulli dhe realizon pritje me seri, që fillimisht vlejnë për të ruajtur rezultatin 1-0 dhe më pas 1-1 (barazimi nga Mbappé). Në minutën e 95-të Reali gjen golin e fitores me mbrojtësin shumë të ri Jacobo Roman. Mbyllet 2-1. Barcelona e shtyn festën, Mallorca humbet një pikë të artë.

Turpi për Pablo Maffeo është shumë i rëndë

Pablo Maffeo e fsheh kokën nën tapet, sepse pak sekonda para golit të rezultatit 2-1 kishte vazhduar ndeshjen e tij – ose më mirë, duelin e tij me publikun, me një pjesë të tifozerisë së Realit. Sepse pas një zhvillimi nga këndi, argjentinasi ndërhyn dhe devijon, feston, gjesti është i qartë, por pak më pas bëhet po aq komik sa edhe ironik, sepse në të njëjtën aksion vjen goli i fitores. Maffeo rikthehet në qendër të vëmendjes, rrjetet sociale, veçanërisht ato spanjolle, e vënë në shënjestër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI