Flash

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

Lapsi.al 14 May 2025
Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit

Trump sapo është takuar me Presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa. Është takimi i parë i tillë midis udhëheqësve të dy kombeve në 25 vjet.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gazetarët nuk u lejuan të hynin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje se kush tjetër ishte në takim dhe as detaje të tjera mbi bisedën.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët se Trump ka rënë dakord të “përshëndesë” al-Sharaa përpara se udhëheqësi i SHBA-së të përfundojë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite dhe të shkojë në Katar, ku Trump do të nderohet me një vizitë shtetërore. Turneu i tij në Lindjen e Mesme do ta çojë atë gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump deklaroi dje se do të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë: Është pjesë e një mase për të normalizuar marrëdhëniet me qeverinë e re të Sirisë për t’i dhënë vendit “një shans për paqe” dhe se do të vepronte për të rivendosur lidhjet me udhëheqësin e saj të ri, një ish-kryengritës.

Netanyahu i kishte kërkuar Trumpit të mos hiqte sanksionet ndaj Sirisë. Netanyahu e kishte bërë kërkesën gjatë vizitës së tij në Uashington muajin e kaluar, sipas një zyrtari izraelit.

Zyrtari thotë se kërkesa u bë nga shqetësimi se një sulm ndërkufitar i ngjashëm me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, mund të vinte nga Siria.

Izraeli ka frikë se Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa dhe e kaluara e tij islamiste mund të përbëjnë një kërcënim në kufirin e saj verior.

Në fjalimet publike në Ridayh, Trump tha se ishte “shpresa dhe dëshira e tij e zjarrtë” që Arabia Saudite “së shpejti t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit” dhe të njohë Izraelin. Arabia Saudite prej kohësh ka pohuar se njohja e Izraelit është e lidhur me krijimin e një shteti palestinez përgjatë vijave të kufijve të Izraelit të vitit 1967.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI