Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Franca frymëzohet nga Shqipëria: Ligue 1, gati playoff për titullin për të ndalur PSG

Lapsi.al 14 May 2025
Franca frymëzohet nga Shqipëria: Ligue 1, gati playoff për

Në Francë po i studiojnë të gjitha mënyrat për ta bërë më të paparashikueshëm një kampionat që vitet e fundit ka pasur një rezultat pothuajse të parashikuar. Që nga viti 2013 dominimi i PSG është i qartë dhe është ndërprerë vetëm nga ndonjë sukses sporadik i Monaco dhe i Lille, të vetmet dy skuadra që kanë arritur të ndërpresin monologun parisien. Ka nevojë për një tronditje për ta bërë kampionatin më tërheqës, jo vetëm për të apasionuarit, por edhe për të drejtat televizive që këtë vit në Ligue 1 kanë qenë një rast i vërtetë për t’u diskutuar. Çfarë të bëhet? Ideja e fundit që ka dalë është ajo e futjes së një mini turneu mes katër të parave të renditura që do të luanin për titullin - njësoj si në Shqipëri.

Lexo më tej: PSG kampion i Francës 6 javë nga fundi: titull matematik, vendi i dytë as 'nuk duket'

Do të ishte një revolucion historik në një nga kampionatet më të mëdha europiane, ku gjithmonë fiton skuadra që renditet në vendin e parë. Por të përfundosh në krye të renditjes mund të mos mjaftojë më për të fituar titullin kampion i Francës, sepse sipas L’Équipe po merr formë kjo lloj formule e play-off-it, e cila synon të rrisë spektaklin dhe të japë më shumë mundësi edhe rivalëve të PSG-së.

Revolucioni i kampionatit francez

Në sezonet e ardhshme mund të debutojë një format i paprecedentë për të ndarë titullin në kampionatin francez, duke shtuar disa ndeshje më shumë për të rritur paparashikueshmërinë. PSG ka fituar 11 herë në 13 vitet e fundit, një prirje që drejtuesit e federatës duan ta ndryshojnë për t’u dhënë hapësirë dhe mundësi edhe skuadrave të tjera dhe për ta shndërruar Ligue 1 në një kampionat spektakolar dhe të luftuar. Për këtë arsye, që nga sezoni i ardhshëm mund të futen play-off-et për garën për titull: katër skuadrat e para të sezonit të rregullt do të kalonin në këtë mini turne të përbërë nga dy gjysmëfinale dhe një finale, prej nga do të dilte skuadra e re kampione e Francës. Sistemi nuk është i ri, pasi është zbatuar tashmë në kampionatin e femrave që ka zhvilluar eksperimentimin e tij këtë sezon.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI