Dëmtimi i Awoniyi mund të kishte qenë fatal
Awoniyi pësoi një dëmtim të rëndë në bark që, sipas Daily Mail, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do të ishte trajtuar menjëherë me ndërhyrje kirurgjikale. Dje, Forest konfirmoi se lojtari iu nënshtrua një operacioni urgjent pas konfirmimit të natyrës së dëmtimit të hënën dhe u transportua menjëherë në spital.Taiwo Awoniyi, sezoni i tretë me Nottingham Forest
Protestat e Marinakis ndaj trajnerit të tij kishin të bënin me faktin që Awoniyi u rikthye në fushë pavarësisht rëndësisë së dëmtimit dhe më pas nuk mund të zëvendësohej, pasi Forest kishte shfrytëzuar ndërrimin e fundit në minutën e 90-të duke zëvendësuar Elliot Anderson me Jota Silva. Sulmuesi tentoi të vazhdonte pas trajtimit në vijën anësore, por nuk ishte në gjendje të lëvizte, ndërkohë që skuadra e Nottingham kërkonte golin e fitores 3-2, i cili do ta afronte me kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Pas disa minutash, lojtari u detyrua të largohej nga fusha dhe nuk mori pjesë në shtesën e gjatë të ndeshjes, e cila përfundoi 2-2.Evangelos Marinakis entrando em campo para reclamar com Nuno Espírito Santo, após o empate do Nottingham Forest contra o Leicester. Com empate o Forest está cada vez mais distante de conseguir uma vaga na próxima Champions. ?️BBC pic.twitter.com/wBidf5xZn8
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) May 11, 2025
Nottingham Forest: “Po rikuperohet mirë”
“Nottingham Forest mund të konfirmojë se Taiwo Awoniyi po rikuperohet mirë pas një operacioni urgjent për një dëmtim të rëndë abdominal të pësuar gjatë ndeshjes së së dielës kundër Leicester City”, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi në faqen zyrtare, që më pas justifikon edhe hyrjen në fushë të presidentit dhe përplasjen e ashpër me Nuno. “Rëndësia e dëmtimit të tij është një kujtesë e fuqishme për rreziqet fizike që sjell ky sport dhe përse shëndeti dhe mirëqenia e një lojtari duhet të jetë gjithmonë përparësia kryesore. Te Nottingham Forest, ky parim nuk është vetëm një politikë për ne; është një bindje e thellë e pronarit tonë. Për Evangelos Marinakis, kjo nuk është thjesht një skuadër futbolli, është një familje, dhe ai ua përcjell këtë mesazh të gjithëve. Prandaj është ndier aq i përfshirë në mënyrë personale dhe emocionale në situatën që ndodhi të dielën në ‘City Ground’. Reagimi i tij ka qenë i motivuar nga kujdesi i thellë, përgjegjësia dhe përfshirja emocionale ndaj njërit prej nesh. Ai nuk e pa këtë thjesht si një incident të izoluar, por si diçka që pasqyronte vlerat dhe unitetin e gjithë skuadrës”.— Nottingham Forest (@NFFC) May 13, 2025