Carlo Ancelotti dëshiron Kakán në stafin e Brazilit
Ancelotti dhe CBF-ja janë duke kërkuar një emër të besuar për ta përfshirë në stafin teknik të Carletto-s dhe, sipas asaj që raporton Benjamin Back i CNN Brasil, trajneri i Real Madridit po e konsideron Kakán si pikë referimi për grupin e njerëzve që do ta mbështesin në këtë fazë të re të karrierës së tij. Ancelotti dhe Kaká e kanë ndarë karrierën futbollistike në dy raste: Carletto e ka stërvitur ish-mesfushorin brazilian si te Milani, ashtu edhe te Real Madridi, dhe nën drejtimin e tij ai ka zhvilluar 270 ndeshje dhe ka fituar trofe të shumtë.Kaká e ka përshëndetur me shumë dashuri emërimin e Ancelottit në pankinën e Brazilit dhe në profilin e tij zyrtar në X ka shkruar: “Mirë se erdhe, Mister Ancelotti! Zoti të bekoftë.” Kjo edhe sepse në sfidën e tij të ardhshme, djali Davide mund të mos jetë pjesë e stafit të tij, duke qenë se mund të nisë një fazë të re të karrierës si “trajner i parë”.Seja muito bem vindo, Mister @MrAncelotti ! Que Deus abençoe https://t.co/zNhs5AGsOq
— Kaka (@KAKA) May 12, 2025