Flash

Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç'ndodhi pas finales

Lapsi.al 13 May 2025
Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë:

Largimi i Drejtorit Sportiv Tefik Osmani u vendos pas humbjes së rëndë që Vllaznia pësoi në ndeshjen finale për titullin nga Egnatia. Zyrtarizimi erdhi vetëm paraditen e sotme, por vendimi ishte marrë. Nëse kuqeblutë kanë përdorur variantin e përfundimit të kontratës së Drejtorit Sportiv të tyre, e vërteta është se është korçari është shkarkuar pas përballjes së menjëhershme në dhomat e zhveshjes me presidentin Alban Xhaferri.

Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:

“KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

Lexo më tej: Vllaznia dështon në finale për titullin, Brdariç: Na mungoi lufta dhe përqendrimi

Osmani ka qenë i tensionuar gjatë gjithë takimit, ulur në pankinën kuqeblu, pranë teknikut Thomas Brdaric. Ndoshta korçari e kishte ndjerë se në këtë ndeshje luheshin fatet e tij e me shumë mundësi edhe të trajnerit. Në fakt, gjermani e ka kontratën të përfunduar me klubin dhe tani duhet të negociojë me kuqeblutë për një kontratë të re, apo për të marrë edhe njëherë valixhet e për tu larguar nga Shkodra.

Në qytetin verior, Brdaric është pritur me entuziazëm, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv dhe tani gjasat që ai dhe Vllaznia të vazhdojnë së bashku janë shumë të vogla. Brdaric u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Osmani ndërkohë kishte mbërritur në nëntorin e vitit 2023, pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Tiranën. Në dy sezone radhazi, Vllaznia siguroi Final Four dhe pjesëmarrjen në Europë, por pa kaluar ture dhe pa fituar trofe.

Reagimi i Osmanit

E në reagimin e tij, Osmani ka zgjedhur të përmendë ndër rreshta atë që i kalon nëpër mend: “Sot kam një falenderim të veëantë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë, për lojtarët e ekipit, në veçanti Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti Vioresin Sinani. Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në Final Four. Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit”, shkruan Osmani.

Osmani

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI