Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

PSG kalon në kundërsulm ndaj Mbappé: kërkon 98 milionë për taktika zvarritëse

Lapsi.al 13 May 2025
PSG kalon në kundërsulm ndaj Mbappé: kërkon 98
Vazhdon pa kursyer goditje beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappé. Pas kërkesës së sulmuesit francez për 55 milionë euro të prapambetura dhe vendimit të Gjykatës së Parisit për të sekuestruar këtë shumë nga llogaritë e klubit, juristët e parizienëve kanë kaluar në kundërsulm dhe të hënën, gjatë seancës gjyqësore, kanë kërkuar nga ish-lojtari i tyre 98 milionë euro për përdorimin e “taktikave zvarritëse” që, sipas tyre, i kanë shkaktuar dëm klubit. Avokatët pretendojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar borxhin e supozuar ndaj Mbappé dhe kërkesa për 98 milionë ka për qëllim të tregojë se pretendimet e sulmuesit të Real Madrid janë të pabaza. Të hënën, një nga avokatët e Kylian Mbappé shpjegoi se lojtari ka arritur të rikuperojë vetëm 14 milionë euro nga 55 milionët e sekuestruara për qëllime parandaluese.

Lexo më tej: Mbappé përplasjet keq me PSG: gjykata i sekuestron klubit 55 milionë euro

Në fushën juridike, një taktikë zvarritëse synon të fitojë kohë përmes shtyrjes së afateve ose zgjatjes së një procesi. Konflikti mes dy palëve nisi në qershor 2024 me një paralajmërim zyrtar të lojtarit ndaj PSG-së, në të cilin i kërkohej klubit të paguante shumën e detyruar. Në gusht, sulmuesi iu drejtua LFP-së (Liga e Futbollit Francez) dhe UEFA-s për të rikuperuar shumën prej 55 milionë eurosh, të cilën PSG-ja ka refuzuar vazhdimisht ta paguajë. Që prej asaj kohe, të dyja palët janë përballur përpara autoriteteve sportive, të cilat janë shprehur të pamundura për të zbatuar vendimet e tyre në favor të lojtarit, për shkak të procedurës ligjore të nisur nga klubi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI