Flash

Claudio Bravo sherr me personin që e përplasi me makinë: “Bastard… je i dehur, zbrit”

Lapsi.al 13 May 2025
Claudio Bravo sherr me personin që e përplasi me makinë:
Emri i Claudio Bravo është shumë i njohur për të apasionuarit pas futbollit: një karrierë njëzetenjëvjeçare, mbi 700 ndeshje si profesionist, 20 trofe, përfshirë ato me Barcelonën dhe Manchester City-n. Prej disa muajsh portieri kilian është tërhequr nga aktiviteti, por rikthehet në qendër të vëmendjes për shkak të një aksidenti automobilistik në të cilin u përfshi. Bravo u përplas nga një person dhe pas kontaktit me makinën tjetër u konfliktua me atë drejtues mjeti, i cili më pas u largua. Pas ngjarjes, ish-portieri i Kilit reagoi në rrjetet sociale.

Ish-portieri viktimë e një aksidenti: u përplas në Kili

Bravo po udhëtonte me Jeep-in e tij kur u përplas nga një makinë tjetër. Ish-portieri ndaloi menjëherë dhe shkoi drejt automjetit tjetër. Ndoshta donte t’i thoshte dy fjalë, por kur e pa, kuptoi se burri ishte i dehur. Në atë moment, Bravo përpiqet ta nxjerrë nga automjeti dhe i thotë se në atë gjendje është më mirë të mos vazhdojë të ngasë makinën. Një grua që ndodhej aty pranë u ndal, dhe filmoi gjithçka. Nga pamjet dallohet se ish-numri një i Kilit e nxjerr burrin nga makina, por ky i fundit, pak më vonë, rikthehet në vendin e shoferit, ndez makinën dhe largohet.

Bravo debaton me drejtuesin e mjetit

Në videon e realizuar nga një grua që ndodhej aty dhe që u publikua online, shihet portieri duke qortuar drejtuesin e makinës që po ngiste në gjendje të dehur. Fjalët e Claudio Bravo janë të qarta: “Dil menjëherë. Zbrit, je i dehur. Bastard, je i dehur”. Qortimi për veprimet e tij është padyshim i ashpër. Burri tjetër duket me të vërtetë i dehur. Bravo i shpjegon se në atë gjendje nuk mund të drejtojë mjetin, është rrezik për veten, për familjen e tij dhe për të gjithë ata që ndodhen në rrugë dhe përballen me të. Portieri që me Barcelonën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015 ka treguar ngjarjen në ‘X’, ku ka shkruar: “Sot përjetova një ndjenjë pafuqie, duhej ta duroja, ndërsa isha në rrugë me njërën nga vajzat e mia dhe shumë makina të tjera, kur një burrë i dehur na përplasi, rrezikoi jetët tona dhe të njerëzve të tjerë, më pas u largua me gruan dhe djalin e tij. Është shumë e trishtë sepse me siguri nuk do të ndodhë asgjë kundër këtij personi të papërgjegjshëm!!!”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI