Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Ancelotti, një mbret në Brazil: pagë maksimale, bonus për Botërorin dhe… avion privat

Lapsi.al 13 May 2025
Ancelotti, një mbret në Brazil: pagë maksimale, bonus për
Do të jetë një qëndrim i vërtetë “prej ari” ai i teknikut Carlo Ancelotti në Brazil. Një ditë pas njoftimit për emërimin e tij si trajner i kombëtares së “Seleçao”, në mediat vendase kanë nisur të qarkullojnë shifra dhe detaje të marrëveshjes që do ta lidhë italianin me CBF-në deri në vitin 2026: Carletto do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe për të është parashikuar edhe një bonus prej 5 milionësh në rast suksesi në Botërorin amerikan. Në dispozicion të tij do të jetë gjithashtu një avion privat, që do t’i mundësojë të udhëtojë sa herë të dëshirojë drejt Europës ose Kanadasë, ku jeton bashkëshortja e tij, Mariann. Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madrid më 25 maj dhe do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, me rastin e ndeshjes kundër Ekuadorit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Një sfidë aspak e zakonshme, duke marrë parasysh që kombëtarja e drejtuar nga Beccacece është e dyta në renditje pas Argjentinës dhe ka 2 pikë më shumë se Brazili, aktualisht i katërti.

Ancelotti rikthen Neymar e Casemiro

Pra, mbetet pak më pak se një muaj nga debutimi dhe Ancelotti është tashmë në punë: sipas mediave braziliane, ai ka kontaktuar tashmë me telefon Neymar, për të mësuar gjendjen e tij pas dëmtimit të fundit (prezenca e fundit e sulmuesit të Santos me “Seleçao” daton në tetor 2023) dhe po mendon të rikthejë në kombëtare edhe Casemiro (edhe ai ka zbritur në fushë për herë të fundit me fanellën “verdeoro” mbi një vit e gjysmë më parë), i cili, në një sezon të mjerueshëm për United (në pritje të finales së Europa League), ka grumbulluar gjithsesi 39 ndeshje dhe 5 gola.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI